Afro 568 milion lekë për rikonstruksionin e rrugës së amortizuar Tiranë-Ndroq-Plepa

Date:

Share post:

Ankesat nuk e ndryshojnë fituesin e tenderit

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka rishpallur kompaninë fituese që do të kryejë rikonstruksionin e rrugës së vjetër Kombinat – Ndroq – Plepa Loti 1. Me një ofertë prej 567.75 milion lekë, pa TVSH, punimet në lotin 1 të rrugës do të kryhen nga bashkimi i operatorëve “Arifaj” dhe “Eurokos Holding sh.p.k, dega në Shqipëri”. Tenderi, me fond limit prej afro 755 milion lekë pa TVSH u hap në prill dhe u zhvillua në maj të këtij viti. Në tender morën pjesë 21 kompani, shumica e të cilave u skualifikuan. Fitues u shpall bashkimi i dy operatorëve për realizimin e këtij investimi të rëndësishëm në infrastrukturën rrugore me fonde të buxhetit të shtetit. Por pas shpalljes së fituesit, 2 operatorë ekonomikë pjesëmarrës në garë, “Pe-Vla-Ku” dhe një tjetër bashkim operatorësh “Ulza shpk & Pepa Group shpk & Almo Konstruksion shpk” depozituan ankesë pranë Komisionit të Prokurimit Publik, duke shfaqur kundërshtime për vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për skualifikimin e tyre. Pas shqyrtimit të ankesave, KPP i pranoi pjesërisht ato dhe kërkoi rivlerësimin e procedurës, po kjo nuk solli ndryshime në emrin e fituesit të këtij tenderi të hapur për punë publike.

Rikonstruksioni i rrugës së vjetër Kombinat – Ndroq – Plepa do të kryhet paralelisht me zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës. Edhe për autostradën janë shpallur kompanitë fituese të tenderit, ndërsa zgjerimi i saj të parë do të kushtojë rreth 3.33 miliard lekë, pa TVSH, faza 1 & 2.

Rruga e vjetër do të shërbejë si rrugë alternativë për të lidhur Durrësin me Tiranën dhe anasjelltas, ndërsa pas investimit, autostrada që lidh dy qytetet e metropolit shqiptar është paralajmëruar se do të përdoret nga përdoruesit e rrugës kundrejt pagesës.

Përdoruesit e aksit rrugor Kombinat- Ndroq-Plepa, që lidh Tiranën me Durrësin, shpresojnë që punimet, në këtë aks të amortizuar dhe të lënë prej shumë vitesh në harresë, të jenë cilësore. Dëmtimi i madh i rrugës dhe gropat e krijuara ndër vite në shumë pjesë e kishin bërë thuajse të pakalueshëm këtë aks, dikur kombëtar pasi lidhte Tiranën me Durrësin dhe jugun e juglindjen e vendit.

Aktualisht, përgjatë kësaj rruge janë zhvilluar dhe mjaft zona agroturistike, duke e bërë mirëmbajtjen e saj të domosdoshme. Janë dhjetra biznese që zhvillojnë aktivitete bujqësore dhe kanë ferma, si dhe mijëra banorë të fshatrave përgjatë kësaj rruge që e lidhin jetën dhe aktivitetin e tyre të përditshëm me të.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...

Familja e 25-vjeçares skoceze që humbi jetën në Durrës kërkon ndihmë: Duhen 10 mijë paund për kthimin e trupit

Familja e Ferne King, 25-vjeçares nga Skocia që humbi jetën gjatë pushimeve në Durrës, po kërkon ndihmë financiare...