Kam probleme me frymëmarrjen/ Ikja e papritur e Gerti Bogdanit. Po pinte kafe kur shfaqi shqetësime, miqtë thyen derën e tualetit

Date:

Share post:

Sot, u nda papritur nga jeta në moshën 44-vjeçare ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani.
“Kam probleme me frymëmarrjen”, u është drejtuar ai miqve të tij, me të cilët po pinte kafen në hotel Rogner në Tiranë dhe është laguar për në tualet.

Por pasi është vonuar, miqtë e tij të shqetësuar shkuan dhe e kanë hapur derën me forcë.

Ata e kanë gjetur ish-deputetin e PD-së të shtrirë përtokë dhe i kanë dhënë ndihmën e parë. Më pas kanë lajmëruar autombulancën, por sipas dëshmitarëve është vonuar.
Ish-deputeti Gerti Bogdani dyshohet se ndërroi jetë për shkak të një arresti kardiak.
Homazhet në nderim të tij, do të mbahen nesër në Kuvend.
Kush ishte Gerti Bogdani?

Baba i dy fëmijëve me aktivisten Edlira Çepani,
Gerti Bogdani kishte mbaruar shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, ku ka spikatur si fitues i olimpiadave shkencore, konkurseve të debatit dhe në jetën sportive te shkollës.
Ai vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të New York-ut, ku u diplomua duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Award – ‘Medalje Ari’.
Më pas u rikthye në Shqipëri, duke e filluar karrierën e tij profesionale në fushën akademike e më pas duke dhënë kontributin e tij në jetën politike e shoqërore të vendit. Së fundmi kishte krijuar dhe organizatën “Fultz Alumni”.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Pas ditëve të tëra luftë me flakët, shuhen vatrat në vend! Asnjë aktive në të gjithë territorin

Sot është dita e parë pa asnjë zjarr. 10 vatra janë shuar, ndërsa nuk raportohen as aktive dhe...

Nuk ka ‘fund’ droga e sekuestruar e ‘të tmerrshmit të Beratit’, gjenden edhe 26 kg kokainë në banesën e Lulzim Cakës, vendi ku e...

Një tjetër sasi lënde narkotike, që dyshohet se është e së njëjtës linjë me atë të sekuestruar më...

Shkodër, Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese

Një shpërthim i vogël është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër. Sipas informacionit paraprak të...

12 vite burg për të miturin që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burg Enedio Gurin, i cili në gusht të vitit 2025...