Përjashtimi i të diagnostikuarve më parë me kancer nga policat e sigurimit: Një boshllëk i madh në mbrojtjen shëndetësore

Date:

Share post:

Nga Vali Qyrfyçi 

Tetori, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, shpesh sjell me vete fushata të ndryshme për rritjen e mbështetjes për të sëmurët me kancer, por edhe një herë, një kategori e madhe e të prekurve mbetet e përjashtuar nga mbrojtja. Edhe këtë vit, Banka Kombëtare Tregtare (BKT), por jo vetëm ajo, ka shpallur nisjen e fushatës së saj të re për Policën e Sigurimit Anti-Tumor, por me kufizime që i lënë jashtë mbulimit ata që janë diagnostikuar më parë me kancer, apo janë duke u trajtuar.

Polica e Sigurimit Anti-Tumor e BKT-së deklarohet se ofron disa lehtësira për të siguruarit që nuk kanë pasur një diagnozë të mëparshme për tumor malinj, duke përfshirë faktin se nuk kërkohet plotësimi i një pyetësori shëndetësor, një proces që zakonisht eliminon shumë nga përfituesit potencialë; sigurimi bëhet efektiv menjëherë nëse i siguruari nuk ka qenë diagnostikuar më parë me tumor malinj dhe nuk është duke marrë trajtim; skema e sigurimit pranon individë deri në moshën 80 vjeç, ndërsa shuma monetare e zgjedhur nga i/e siguruar/a disbursohet menjëherë pas diagnostikimit të kancerit.

Madje ofrohet dhe një opinion i dytë mjekësor për çdo diagnozë. Kjo duket si në favor të përfituesve, por përfituesit e vërtetë janë kompanitë e sigurimeve që lëshojnë këto polica kryekëput në favor të fitimeve të tyre financiare.

Megjithatë, për t’u ndalur te fakti që ky sistem përjashton ata që kanë luftuar më parë me këtë sëmundje të rëndë. Edhe pse janë të lirë nga sëmundja, ata konsiderohen me rrezik të madh dhe me mundësi të lartë rrisku për të humbur para nga kompania. Sëmundja mund të rishfaqet dhe kompania ka detyrim të paguajë shpenzimet për trajtimin e tumoreve malinje dhe tumorit beninj në kokë. Kështu, këto polica diskriminuese sigurimi të shpallura në kuadër të fushatave kundër kancerit, në të vërtetë lejnë pa mbulim një pjesë të ndjeshme të popullsisë, e cila mund të ketë më shumë nevojë për mbrojtje. Për më tepër, edhe për ata që nuk kanë pasur një diagnozë të mëparshme, polica nuk është gjithmonë një mburojë e sigurt.

Në rubrikën e pyetje-përgjigjeve sqarohet se në rastet kur i/e siguruari/a diagnostikohet me kancer gjatë periudhës së pritjes – një periudhë 180-ditore që aplikohet vetëm për vitin e parë të sigurimit, ai/ajo nuk përfiton dëmshpërblim. 

Kjo do të thotë që kontrata është praktikisht “e ngrirë” për gjashtë muajt e parë, duke lënë të pambuluar ata që fatkeqësisht preken nga kjo sëmundje brenda kësaj kohe.

Për shumë njerëz, këto kufizime krijojnë një boshllëk të madh në mbrojtjen që u ofrohet. Ndërkohë që policat e sigurimit anti-tumor synojnë të ofrojnë një lloj mbrojtjeje financiare për të siguruarit e rinj, faktet tregojnë që ata që e kanë kaluar një herë këtë betejë janë ata që kanë më shumë nevojë për të.

A duhet të rishikohen këto policë sigurimi për të përfshirë të gjithë individët, pavarësisht historisë së tyre mjekësore? A kanë rol autoritetet publike shëndetësore për të kërkuar ndryshime në këto polica dhe pse heshtin? 

Kjo situatë meriton të kthehet në një debat të hapur që meriton vëmendje të madhe, veçanërisht gjatë muajve kur flasim për kancerin dhe pasojat e tij në jetën e njerëzve.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

SPAK jep pretencën për Evis Berberin

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë...

Një mësues humb jetën në rrugën e shkollës dhe harresës

Ai nuk ishte ushtar, por ra në krye të detyrës. Nuk kishte armë, por një çantë me ditarin...

Para pa deklaruar dhe pajisje të dyshimta, në pranga 49-vjeçari në dalje të Portit

Një 49-vjeçar nga Durrësi është arrestuar në flagrancë në Pikën e Kontrollit Kufitar të Portit të Durrësit, pasi...

Ndërtime pa leje në Himarë, Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq 7 persona

Prokuroria e Vlorës përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq për shpërdorim detyre 4 ish-zyrtarët e IMT-së Himarë dhe 3 shtetas për...