Reagon Prokuroria e Durrësit: Ja ç’po ndodh me anijen e mbetjeve, Sekuestrimin dhe Ekspertizën

Date:

Share post:

Prokuroria në Durrës ka njoftuar mbrëmjen e së premtes mbi përparimin e procedimit penal për mbetjet dhe ekzekutimin e urdhrit të sekuestros për konteinerët e ndaluar. Në bashkëpunim me institucionet e ngarkuara për zbatimin e urdhrit të sekuestros, të lëshuar më 27 tetor 2024, po zhvillohet faza e fundit e këtij procesi të ndërlikuar.

Për shkak të natyrës komplekse të çështjes – duke përfshirë volumin dhe llojin e materialeve të sekuestruara dhe nevojën për siguri të lartë mjedisore e fizike – institucionet kanë njoftuar prokurorinë mbi masat e marra deri më tani, ndërkohë që anija e ngarkuar me konteinerët vijon të monitorohet në radë nga Policia e Shtetit.

Prokuroria e Durrësit ka kërkuar gjithashtu mbështetjen e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore për ofrimin e laboratorëve dhe ekspertizës së nevojshme për analizimin e materialeve të sekuestruara.

Duke marrë parasysh interesin e lartë publik, Prokuroria e Durrësit deklaroi se do të vazhdojë të informojë opinionin publik mbi hapat e ardhshëm të këtij procesi.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Sekuestrohen 41 kg kokainë nga Brazili në Durrës, fshihej në kontejnerin me mish pule

Një tjetër ngarkesë kokaine është tentuar të futet në Shqipëri përmes Portit të Durrësit, por kontrolli i policisë...

Plagosi me drapër vjehrrin e ish bashkëjetueses, arrestohet autori

Policia e Fierit ka vënë në pranga, dajën e deputetes së PS, Zegjine Çaushi, pasi Bledar Bakaj dyshohet...

Aksident në Peqin, makina përplas për vdekje të moshuarin 

Një aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Bradashesh-Peqin, pranë...

Tiranë/ Dha alarm fals për bombë në shkollën ‘Edit Durham’, arrestohet autori

Një telefonatë anonime ka alarmuar policinë e Tiranës në lidhje me një bombë të vendosur në shkollën "Edit...