Walt Disney: Ja si një ide në tren ndryshoi botën e animacionit

Date:

Share post:

Në vitin 1928, një i ri 26-vjeçar po kthehej me tren për në shtëpinë e tij në Kansas, kur një ide e vogël do të ndizte një revolucion në botën e animacionit. Ky artist, dikur i shkarkuar nga gazeta e Kansas City-t për “mungesë imagjinate”, kishte dështuar me serialin e tij të parë të animuar dhe shpalli falimentim në moshën 22-vjeçare. Megjithatë, ai nuk hoqi dorë nga ëndrrat e tij.

Gjatë udhëtimit, ai vizatoi një mi të vogël në fletoren e tij dhe imagjinoi ta bënte këtë mi protagonistin e parë të animuar me zë në botë.

Për ta bërë këtë, atij i duheshin 15,000 dollarë, shumë e barazvlershme me 1,000,000 dollarë sot. Më pas, ai i kërkoi bankës së tij një kredi, e cila e refuzoi. I bindur për idenë e tij, ai shkoi nga banka në bankë, duke mbledhur refuzimet, derisa njëra pranoi.

Kur u përpoq të shpërndante filmin e tij nga Metro Goldwyn Mayer, ata i thanë se nuk do të funksiononte sepse një mi gjigant do t’i trembte gratë dhe askush nuk do të donte ta shihte.

Në vitin 1937, ai përgatiti një nga filmat e tij më të mirë dhe organizoi një premierë paraprake për disa studentë të universitetit, por ata u larguan në gjysmë të rrugës së shfaqjes, duke e lënë atë të zhgënjyer. Më vonë ai zbuloi se ata duhej të largoheshin nga salla për të respektuar kohën e tyre për të hyrë në konvikt.

Pavarësisht pengesave – refuzime të njëpasnjëshme të kredive dhe skepticizmit se një mi gjigant do t’i trembte njerëzit – ai vazhdoi të besonte në vizionin e tij.

Ky artist këmbëngulës quhej Walter Elias Disney, dhe ai mi i vogël që e quajti fillimisht Mortimer do të bëhej Mickey Mouse, një ikonë e dashur për fëmijët dhe të rriturit në mbarë botën. Filmi që dikur studentët e universitetit lanë përgjysmë për arsye kohe ishte “Borëbardha”, e cila më vonë do të shkëlqente si një nga filmat më të dashur të të gjitha kohërave.

Walt Disney krijoi 81 filma dhe ndërtoi një perandori të vërtetë argëtimi, duke fituar 22 Oscar dhe duke marrë mbi 950 çmime. Për të, çdo pengesë ishte një mësim. Ai njëherë tha: “Një goditje në dhëmbë mund të jetë gjëja më e mirë që ju ndodh në jetë.”

Disney na mësoi se kur besojmë në një projekt me zemër, ia vlen gjithmonë të rrezikojmë për ta realizuar. 

Kur besoni fort në një projekt, ia vlen gjithmonë rreziku.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Trump mund të publikojë “sekretet” e 11 shtatorit!

Donald Trump mund të hapë dokumente të tjera të qeverisë amerikane për sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001. Presidenti...

Ish-deputeti Alban Xhelili emërohet drejtor i filialit të Postës në Durrës

Alban Xhelili, ish-deputeti i Partisë Socialiste për Durrësin është emëruar në krye të filialit të Postës Shqiptare në...

Sekuestrohen 41 kg kokainë nga Brazili në Durrës, fshihej në kontejnerin me mish pule

Një tjetër ngarkesë kokaine është tentuar të futet në Shqipëri përmes Portit të Durrësit, por kontrolli i policisë...

Plagosi me drapër vjehrrin e ish bashkëjetueses, arrestohet autori

Policia e Fierit ka vënë në pranga, dajën e deputetes së PS, Zegjine Çaushi, pasi Bledar Bakaj dyshohet...