Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë/ Kisha Katolike: Të çarmatosen duart, zemrat dhe mendja nga armët e armiqësia

Date:

Share post:

Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë ka reaguar lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani në derën e shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Përmes një deklarate, Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë kërkon angazhimin e strukturave që kanë për detyrë të mbrojnë qytetarët.

Sipas deklaratës, duhet një shoqëri më e paqtë dhe të çarmatosen duart, zemrat dhe mendja nga armët

Deklarata e plotë:

Vrasjet dhe dhuna e kohëve të fundit, në qytetet e rëndësishme të Shqipërisë si Tirana dhe Shkodra – duke veçuar vrasjen e një nxënësi 14-vjeçar ditën e djeshme në Tiranë nga bashkëmoshatarët e tij –, na shqetësojnë në lidhje me shëndetin e shoqërisë sonë.

Në sytë dhe perceptimin tonë situata është e rëndë. Sot, në fillimin e mbledhjes plenare të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, i jemi lutur Hyjit për paqe dhe drejtësi në Shqipëri.

Në të njëjtën kohë, ne si Kishë katolike, ngremë zërin për të punuar së bashku për një shoqëri më të paqtë, ku të mbizotërojë dialogu dhe ligjshmëria. Ndërsa kërkojmë angazhimin e strukturave që kanë për detyrë të mbrojnë qytetarët dhe rendin, si Kishë katolike angazhohemi për të qenë ndihmë dhe bashkëpunues me të gjithë faktorët për një shoqëri më të mirë e më të sigurt.

U bëjmë apel të gjithëve për çarmatosjen e duarve, të zemrave dhe të mendjeve nga armët dhe nga armiqësia. Të gjithë, pa dallim, duhet të angazhohemi për të ndërtuar një shoqëri të paqtë e të drejtë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Renditja e Eurostat/Shqipëria e dyta në Europë për vështirësitë ekonomike

“Duke menduar për të ardhurat totale të familjes suaj, a është familja në gjendje të mbyllë muajin, pra...

Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur me thika! Arrestohen 3 autorët e dyshuar

Janë publikuar pamjet nga konflikti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 1 të Sarandës, pranë hyrjes...

Pas plagosjes së avokatit në Durrës, Dhoma e Avokatisë do të bojkotojë nesër gjykatën për dy orë

Pas plagosjes së avokatit Elton Shllaku, Dhoma Vendore e Avokatisë Durrës ka vendosur të bojkotojë për dy orë...

Falsifikim dokumentesh për ndryshimin e emrit, pezullohen dy zyrtarë në Tiranë, shpallet në kërkim dhe një 41-vjeçar

Dy persona janë pezulluar nga detyra, ndërsa një 41-vjeçar është shpallur në kërkim, në kuadër të një operacioni...