Moti drejt përmirësimit, por era e veriut ul temperaturat

Date:

Share post:

Pas stuhisë së një dite më parë që përfshiu qytetin e Durrësit, situata atmosferike ka shënuar përmirësime të dukshme, duke bërë të mundur rinisjen e lundrimeve. Mëngjesin e kësaj të shtune, dy tragetet e linjës Durrës-Bari, të cilat anulluan nisjet natën e kaluar për shkak të kushteve të këqija atmosferike, u nisën rreth orës 08:00. Gjithashtu, edhe tragetet që vijnë nga Bari drejt Durrësit kanë rifilluar lundrimet.

Sipas kapitenit të portit të Durrësit, Tauland Allka, era që fryn nga veriu ka një shpejtësi prej 10 m/s, duke shkaktuar dallgëzim 5 ballë. Parashikimet për mbrëmjen e sotme tregojnë se era do të ndryshojë drejtim nga verilindja dhe forca e detit pritet të bjerë në 3 ballë, duke kthyer plotësisht normalitetin në lundrimet në detin Adriatik.

Nga dita e diel e në vazhdim, do të rinisë edhe aktiviteti i anijeve të peshkimit, të cilat kanë pezulluar prej disa ditësh gjuetinë për shkak të motit të keq. Përmirësimi i kushteve atmosferike do të rikthejë ritmet normale të veprimtarive detare në zonë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Itali/ Tragjike, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën në banesë, vetëdorëzohet te karabinierët

Një 21-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë nënën e tij 39-vjeçare gjatë natës në banesën e familjes në...

Katër luftanije të NATO-s në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

Katër anije luftarake të NATO-s, dy gjermane, një italiane dhe një spanjolle, kanë mbërritur më 2 nëntor në...

Një hidrogel që riparon zemrën pas infarktit, zbulimi i shkencëtarëve argjentinas

Pas një infarkti, një pjesë e muskulit të zemrës mund të vdesë dhe të zëvendësohet nga indi mbresor....

Pas 28 vitesh në këmbë, Karl Bushby mbërrin në shtëpinë e nënës dhe mbyll udhëtimin rreth botës

Një udhëtim që zgjati gati tri dekada ka marrë fund. Aventurieri britanik Karl Bushby, 57 vjeç, është kthyer...