“Storm”/ Goditet rrjeti kinez i trafikut të prostitucionit në Durrës

Date:

Share post:

Një operacion policor i koduar “Storm” organizuar në Durrës nga policia goditi një grup kriminal që shfrytëzonte gra kineze për prostitucion nê zonën e plazhit. Pas një hetimi njëmujor me metoda proaktive nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, operacioni u zhvillua në lagjen nr. 13, Plazh, duke çuar në pranga një anëtar të grupit, ndërsa dy organizatorë janë shpallur në kërkim dhe 7 gra kineze janë proceduar penalisht.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë Guangtai Lin, 50 vjeç, lindur në Kinë, i dyshuar për “Shfrytëzim prostitucioni”.
Procedimi penal nisi për 7 gra kineze për veprën penale “Prostitucioni”, ndërsa u shpallën në kërkim Guangcheng Lin, 47 vjeç, një prej organizatorëve kryesorë të grupit, dhe Yanxia Zhang, 45 vjeçe, menaxhere e grupit, për “Trafikim të qenieve njerëzore”.


Hetimet zbuluan se ky grup i strukturuar kriminal rekrutonte gra nga Kina dhe, përmes kontakteve në Vietnam, i sillte në Shqipëri për t’i shfrytëzuar për prostitucion. Pasi mbërrinin në Shqipëri, grupi siguronte apartamente dhe automjete me qira për zhvillimin e aktivitetit.
Grupi përfaqësohej në Shqipëri nga Guangcheng Lin, i cili menaxhonte dhe kontrollonte financiarisht aktivitetin. Të ardhurat nga prostitucioni transferoheshin tek Yanxia Zhang, e cila jeton në Bahrein. Hetimet tregojnë se 25% e fitimeve përvetësohej nga ajo, 35% i kalonte organizatorëve në Vietnam, ndërsa 40% shkonin si pagë për gratë e rekrutuara.
Gjatë operacionit, policia sekuestroi shuma parash të përfituara nga prostitucioni, 13 celularë, 1 laptop, një fletore me shënime mbi fitimet financiare, si dhe sendet të tjera që lidhen me aktivitetin e paligjshëm.
Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Itali/ Tragjike, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën në banesë, vetëdorëzohet te karabinierët

Një 21-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë nënën e tij 39-vjeçare gjatë natës në banesën e familjes në...

Katër luftanije të NATO-s në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

Katër anije luftarake të NATO-s, dy gjermane, një italiane dhe një spanjolle, kanë mbërritur më 2 nëntor në...

Një hidrogel që riparon zemrën pas infarktit, zbulimi i shkencëtarëve argjentinas

Pas një infarkti, një pjesë e muskulit të zemrës mund të vdesë dhe të zëvendësohet nga indi mbresor....

Pas 28 vitesh në këmbë, Karl Bushby mbërrin në shtëpinë e nënës dhe mbyll udhëtimin rreth botës

Një udhëtim që zgjati gati tri dekada ka marrë fund. Aventurieri britanik Karl Bushby, 57 vjeç, është kthyer...