Përplasje zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë

Date:

Share post:

Një aksident zinxhir ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shënavlashit, duke shkaktuar probleme serioze në qarkullimin e automjeteve në të dyja kahet e lëvizjes. Sipas informacioneve policore, aksidenti ka përfshirë disa automjete, por fatmirësisht raportohet vetëm për dëme materiale dhe asnjë të lënduar. Gjithsesi automjetet janë dëmtuar rëndë dhe dy drejtues të tyre kanë shkuar në spital për kontroll pas traumës së pësuar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka punuar për rikthimin e normalitetit në qarkullim. Burime nga vendi i ngjarjes thonë se përplasja fillimisht ka ndodhur në njërin kah të lëvizjes. Në anën tjetër të autostradës, drejtuesit e mjeteve kanë ulur shpejtësinë për të parë çfarë po ndodhte, gjë që ka shkaktuar përplasje të mëtejshme.
Hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit dhe për të qartësuar rrethanat e tij. Ndërkohë, drejtuesve të mjeteve u kërkohet të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin ndalimet e panevojshme në autostradë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Vlorë/ E zuri korenti gjatë punës, humb jetën elektricisti 45-vjeçar në Kocul

Një elektricist 45-vjeçar ka humbur jetën pasi e ka zënë korrenti gjatë punës në nënstacionin elektrik të fshatit...

Prokuroria e Tiranës sekuestron 10 milion euro, çon në gjyq administratorin e ‘Euro Beton 2005’ sh.p.k., për pastrim parash

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq...

Shfrytëzim prostitucioni në Itali, arrestohet 71-vjeçari në Vaun e Dejës

Policia ka arrestuar në Vaun e Dejës Kol Ndojin, 71 vjeç, të cilin autoritetet italiane e kishin shpallur...

Siguria në shkolla/Goditet grupi që shpërndante drogë, arrestohen 4 persona

Një grup që shpërndante lëndë narkotike pranë institucioneve arsimore në Fier është goditur nga policia, pas disa muajsh...