Tritol lokalit, Identifikohet autori, procedohet edhe babai i tij

Date:

Share post:

Është identifikuar autori i shpërthimit me eksploziv të lokalit të Bledar Talit, në Fushë Krujë, më 31 janar. Në njoftimin zyrtar policia sqaron se është autori është identifikuar si Mondi Topalli, ndërsa po punohet për kapjen e tij. Lidhur me këtë ngjarje është proceduar penalisht edhe babai i Topallit, pasi nga kontrolli në banesë, iu gjet 1 armë gjahu dhe municion luftarak që mbaheshin pa leje.

“Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të dëmtimit me lëndë plasëse, të fasadës së lokalit, në Fushë Krujë, kryer në orët e para të mëngjesit të datës 31 janar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë identifikuan dhe shpallën në kërkim autorin e dyshuar të rastit, shtetasin 41 vjeç. Nga kontrolli në banesën e tij, në fshatin Tapizë, u konstatua se babai i 41-vjeçarit, mbante pa leje, 1 armë gjahu dhe municion luftarak. Ndaj tij nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...