Pranga kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për Korrupsion dhe Pastrim Parash. Arrest dhe për biznesmenin Elman Abule. Nën hetim edhe deputetja Bushka.

Date:

Share post:

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në kuadër të një hetimi për korrupsion dhe pastrim parash. Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Veliajn, duke e konsideruar atë si person të dyshuar për korrupsion pasiv dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Hetimet dhe Akuzat

Sipas SPAK, Veliaj akuzohet për përfshirje në një skemë të mirëorganizuar korruptive, ku fondet publike të administruara nga Bashkia Tiranë janë përdorur për përfitime të paligjshme. Hetimet kanë zbuluar se, përmes vendimeve të tij, Veliaj ka favorizuar subjekte të ndryshme tregtare, të cilat më pas kanë kanalizuar fondet drejt organizatave dhe kompanive të lidhura me bashkëshorten e tij dhe rrethin e tij familjar.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, e kryer në nëntë raste, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, vepra të parashikuara nga nenet 260 dhe 287/2 të Kodit Penal.

Përveç Veliajt, SPAK ka kërkuar dhe marrë masa sigurie për disa persona të tjerë të përfshirë në këtë çështje:

A.Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut, është vendosur në arrest shtëpie, pasi dyshohet për të njëjtat vepra penale.

  • Një tjetër i dyshuar, përfaqësues i një subjekti tregtar, Elman Abule është vendosur gjithashtu në masën “arrest në burg”.
  • Shtatë përfaqësues të kompanive private janë lënë në “detyrim paraqitjeje”, pasi dyshohen për “korrupsion aktiv ndaj funksionarëve të lartë shtetërorë”.

Përveç këtyre, Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, shtetases Klotilda Bushka. Emri i saj është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal. Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim K. Bushka ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024.

Skema e dyshuar e Korrupsionit

Nga provat e mbledhura deri tani, hetuesit kanë zbuluar një model të përsëritur, ku Veliaj ka dhënë fonde publike dhe leje ndërtimi në favor të kompanive të caktuara. Këto kompani më pas kanë bërë pagesa fiktive ose kanë kryer blerje për llogari të organizatave dhe subjekteve të lidhura me familjen e tij.

Një ndër përfitimet kryesore të kësaj skeme ka qenë një vilë luksoze në Qerret, e cila dyshohet se është dhënë si shpërblim për favorizime në tenderë dhe leje ndërtimi. Gjithashtu, fondet publike të shpërndara nga Bashkia Tiranë janë përdorur për transaksione të dyshimta, duke kaluar në duart e të afërmve të Veliajt përmes OJF-ve dhe shoqërive të kontrolluara prej tyre.

SPAK e konsideron këtë një rast të rëndë të korrupsionit në nivel të lartë dhe ka deklaruar se hetimet po vazhdojnë për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë dhe për të sekuestruar pasuritë e përfituara në mënyrë të paligjshme. Arrestimi i Veliajt shënon një ndër goditjet më të mëdha ndaj korrupsionit në nivel vendor në Shqipëri.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Shkodër, Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese

Një shpërthim i vogël është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër. Sipas informacionit paraprak të...

12 vite burg për të miturin që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burg Enedio Gurin, i cili në gusht të vitit 2025...

Policia konfirmon një ditë më pas arrestimin e Haki Kokës në Durrës, 30-vjeçari u kap me pistoletë

Policia e Durrësit ka konfirmuar zyrtarisht një ditë pas ngjarjes arrestimin e 30-vjeçarit Haki Koka, i cili u...

Arratisja e shqiptarit nga burgu, gjendet makina e bashkëpunëtorëve, brenda saj kallashnikov dhe municione

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për lokalizimin dhe arrestimin e të burgosurit shqiptar 41-vjeçar, i...