Gjykata e Durrësit liroi shumicën e të arrestuarve për shpërndarje narkotikësh pranë shkollave të Kavajës

Date:

Share post:

Gjykata e Durrësit e vleftësoi sot të paligjshëm arrestimin e 12 nga 13 personat e ndaluar gjatë operacionit policor “Winter”, i cili synonte goditjen e shpërndarësve të drogës pranë shkollave në Kavajë. Operacioni, i zhvilluar të dielën, u konsiderua nga policia si një nga aksionet më të mëdha në këtë qytet.  

Pas një seance të gjatë gjyqësore, e zhvilluar pa praninë e mediave, gjyqtarja Suela Xhani caktoi masat shtrënguese për të arrestuarit, duke lënë në paraburgim vetëm katër prej tyre, ndërsa për një tjetër u vendos “Arrest në shtëpi”.  

– 4 të arrestuarit që do të qëndrojnë në “Arrest në burg” janë:  

  – Arben Xhihani  

  – Kujtim Veizi  

  – Serxho Abazi  

  – Renaldo Gjondeda  

– 1 shtetas – “Arrest në shtëpi”  

– 7 shtetas – “Detyrim paraqitjeje në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” 

– 1 shtetas – “Detyrim paraqitjeje në Policinë Gjyqësore”  

Gjykata ka vlerësuar se për shumicën e të ndaluarve mungonin kushtet ligjore për arrestim, duke vendosur masa më të lehta sigurie.  

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Europol godet rrjetin kriminal të Ballkanit, 47 të arrestuar pas hetimeve për vrasje, rrëmbime dhe trafik droge në Europë

Një operacion ndërkombëtar i koordinuar nga Europol ka çuar në arrestimin e 47 personave të dyshuar si pjesë...

Tre orë drejtor në Elbasan! Everest Kazheli jep dorëheqjen nga Kadastra

Në ditën e parë të emërimit, pas vetëm 3 orësh, Everest Kazheli ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i...

Dëmtimi i tragetit në Portin e Durrësit, anulon lundrimin drejt Barit, pasagjerët nisen me një tjetër anije

Era e fortë që përfshiu zonën detare mbrëmjen e 8 tetorit solli probleme në Portin e Durrësit, ku...

Fuqizohet Ministria e Shtetit për Administratën Publike

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar krijimin e një ministrie të re në kabinetin qeveritar, duke vendosur ta kthejë...