I ndaloi Kroacia, por i konsumuan shqiptarët/ Arrestohet fermeri, eksportuesi dhe inspektori, 10 ton mandarina toksike dolën në treg

Date:

Share post:


Rreth 10 ton mandarina me pesticide që i ndaloi Kroacia në muajin dhjetor janë shitur në treg për konsumatorët shqiptarë.

Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Beratit, mes tyre dhe 1 inspektor i Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve.

Mësohet se është arrestuar fermeri i cili prodhoi 10 tonë mandarina me pesticide, eksportuesi që i eksportoi në Kroaci dhe pas kthimit i shiti në tregun vendas. Gjithashtu, inspektori shpërdoroi detyrën, duke i lëshuar subjektit të 56-vjeçarit, certifikatë fitosanitare fiktive.

Si rezultat i një hetimi tremujor, me objektiv goditjen e rasteve të mashtrimit me produkte ushqimore, si dhe mbrojtjen e konsumatorëve, Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit, finalizoi operacionin policor të koduar “Injeksioni”. Nga hetimet e prokurorisë së Beratit dyshohet se fermeri Elton Tafa 46 vjec i ka shitur Arben Dylit administratorit të një pike grumbullimi 10 ton mandarina të cilat më pas pika e grumbullimit i ka eksportuar drejt Kroacisë. Por kur autoritetet kroate kryen analizat e nevojshme rezultoi se sasia e mandarinave kishte përmbajtje të lartë të pesticidit “Fosmet”, pesticid ky i dëmshëm për shëndetin dhe i ndaluar për t’u përdorur.

Në këto kushte ngarkesat me mandarina u kthyen mbrapsht në vendin e origjinës. Prokuroria thotë se ngarkesa u tërhoq nga Arben Dyli, 56 vjec, me qëllim që të asgjësohej, por ka dyshime të forta se këtë sasi mandarinash të dëmshme për shëndetin ai e ka hedhur sërish në treg. Në këtë pikë dyshohet se e ka ndihmuar inspektori i Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve Elson Tahiraj, 30 vjec i cili dyshohet se  ka shpërdoruar detyrën duke lëshuar certifikata fitosanitare fiktive për subjekte të ndryshme, mes tyre edhe për 10 ton mandarinat e Arben Dylit, të cilat duhet të ishin asgjësuar.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Emërohet administratori i ri i Ujësjellës Kanalizime në Durrës

Migen Duka nga Elbasani është emëruar administratori i ri i Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD), duke zëvendësuar...

Aksident me vdekje në Durrës

Rreth orës 21:45, në lagjen nr. 15 të Durrësit, automjeti me drejtues shtetasin D. N. ka aksidentuar këmbësorin...

E vetmja e llojit të saj, pas 83 vitesh gjendet në Detin Jon anija gjermane e Luftës së Dytë Botërore

Tetëdhjetë e tre vjet pas fundosjes së saj, një nga silurueset më të rralla të marinës gjermane të...

Grabitet me armë argjendaria në Paskuqan, dy autorët largohen me motor

Një argjendari në zonën e Paskuqanit është grabitur pasditen e sotme, ku dy persona të paidentifikuar kanë marrë...