Aksident fatal në Durrës, humb jetën 37-vjeçari

Date:

Share post:

Një aksident tragjik ka ndodhur më 27 shkurt, në lagjen nr. 13, në rrugën “Martin Camaj”, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas informacioneve, automjeti i drejtuar nga shtetasi Rinor Lami, 37 vjeç, është përplasur me automjetin e drejtuar nga shtetasja Trëndelina Çaushi, 49 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit R. Lami ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa janë plagosur drejtuesja e automjetit tjetër dhe pasagjerja e saj, shtetasja Kiara Dida. Të dyja të lënduarat ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në këtë ngjarje tragjike.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarri në Mallakastër, digjen 15 hektarë me pisha; evakuohen 15 familje

Të paktën 15 hektarë sipërfaqe me pisha janë përfshirë nga flakët në fshatin Riban të Mallakastrës, ndërsa zjarri...

Sherri mes kompanive të Pacollit dhe Ademit për Aeroportin e Vlorës, Qeveria nis procedurën për anulimin e kontratës

Pas skadimit të të gjitha afateve kontraktuale dhe thellimit të konfliktit mes "Mabco Constructions" të Behgjet Pacollit dhe...

“I love Durrës”, simboli i ri në shëtitoren “Taulantia”

Një simbol i ri i është shtuar hapësirës publike të Durrësit, me synimin për të promovuar historinë, kulturën...

Fier/Përfshihet nga flakët një banesë, shpëtohen të moshuarit nga fqinjët

Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët pasditen e së martës në fshatin Fier-Shegan. Në banesë jetonin një çift...