Bashkia nuk e dinte që e hoqi ndërmarrja e saj, pavarësisht se kishte një precedent që u bë viral në shtator të vitit 2022. Zbulohet misteri mbi zhdukjen e statujës së Tina Turner nga bregdeti i Durrësit është sqaruar. Punonjësit e shërbimit komunal të Bashkisë Durrës e kanë hequr statujën për riparim, pasi kishte pësuar dëmtime.
Sipas burimeve bashkiake, statuja është dërguar në fonderi për restaurim dhe do të rikthehet në vendin e saj pasi të përfundojë procesi i riparimit. Dëmtime ka pësuar edhe statuja e John Lennon, të cilit i është thyer bishti i kitares dhe syzet.

Autoritetet lokale thonë se Tina do të rikthehet sot, ndërsa Lennon do të riparohet aty ku është, në hapësirën publike.
©️zërionline


