Protesta për “TikTok”, Berisha thirrje nxënësve: Bojkotoni mësimin! Nxënësit e mësojnë nga TikTok dhe “presion” prindërve për zbatim

Date:

Share post:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp komentoi protestën për platformën ‘TikTok’.
Kryedemokrati u bëri thirrje nxënësve që të nisin bojkotin e mësimit, ndërsa shtoi se shkolla nuk duhet të guxojë t’i ndalojë.

“Duhet të fillojë bojkoti i mësimit. Ai që iu vë censurën, shkelmon mbi të ardhmen tuaj. Tik Tok është mjeti aktualisht më modern i komunikimit. Problemi është që një njeri pa asnjë tagër, pa asnjë ligj kërkon të varë në sheshin Skëndebej TikTok se e kritikoni ju, ju keni të drejtë të nisni grevën dhe të bojkotoni mësimin.
Ditën e hënë orën e parë të mungoni sa më shumë. U bëj thirrje prindërve të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë të paktën orën e parë të hënën, si një akt i betejës së fëmijëve tuaj për lirinë e shprehjes dhe kundër censurës. Nuk do guxojë mësues t’u ndalojë juve për grevën, kush e bën do përballet me pasojat”, deklaroi Berisha.
Nxënësit e klasave të larta të arsimit parauniversitar me t’u vënë në dijeni të kësaj kanë vënë në dijeni prindërit duke u thënë se janë dakord të solidarizohen me protestën kundër mbylljes së TikTok.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Mamurras/ Gjendet i dekompozuar trupi i një shtetasi francez

Një trup i pajetë, në gjendje të dekompozuar, është gjetur paraditen e sotme në vendin e quajtur “Përroi...

GJKKO pranon kërkesën, nëna dhe foshnja 3-muajshe dalin nga qelia

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Greta Gjocit për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit, duke i dhënë...

Arrestohet në Rinas ukrainasi i kërkuar për trafik droge, njofton Ambasada e SHBA

Një shtetas ukrainas, i shpallur në kërkim nga autoritetet në Kiev për dyshime lidhur me trafikimin e lëndëve...

Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 7 persona; mes tyre edhe të mitur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Dovalan, ku...