Veliaj angazhon studion ligjore të Trump si këshilluese në betejën për lirimin nga paraburgimi

Date:

Share post:

Ekipi i avokatëve të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi pasditen e 10 marsit një takim në ambientet e paraburgimit në Durrës, në prag të seancës së apelit për shqyrtimin e kërkesës së tij për lirim me kusht. Në këtë vizitë mori pjesë edhe Joshua Roberts, përfaqësues i studios ligjore amerikane Kasowitz Benson Torres LLP, e njohur për mbrojtjen ligjore të Presidentit Donald Trump.  Takimi ka zgjatur rreth dy orë.

Në një deklaratë për mediat pas takimit, Roberts tha se ndodhet në Shqipëri si vëzhgues dhe nënvizoi rëndësinë e respektimit të standardeve ligjore, por ai në çdo çast iu referua kuadrit ligjor amerikan dhe jo atij shqiptar.

“Në Shtetet e Bashkuara, sipas Kushtetutës dhe legjislacionit amerikan, akuzat penale ngrihen vetëm kur ekziston një shkak i arsyeshëm që një vepër penale është kryer. Gjithashtu, ndalimi i qytetarëve para gjykimit ndodh vetëm nëse ata paraqesin rrezik arratisjeje ose rrezik për shoqërinë”, deklaroi ai.  

Roberts theksoi më tej se “mbajtja e një politikani në paraburgim pa akuza të qarta dhe pa një rrezik të justifikuar është në kundërshtim me parimet e shtetit ligjor dhe demokracisë”. Ai konfirmoi gjithashtu se do të ndjekë nga afër seancën e apelit për kryetarin Veliaj dhe argumentet në të.  

Studio ligjore Kasowitz Benson Torres LLP ka përfaqësuar Presidentin Trump për më shumë se 15 vjet, në një sërë çështjesh gjyqësore, si në fushën e biznesit ashtu edhe gjatë karrierës së tij politike.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur në Rrugën e Kombit

Një bilanc tragjik me dy viktima dhe pesë të plagosur është regjistruar në Rrugën e Kombit, në segmentin...

24-vjeçari abuzon seksualisht me babain, ndalohet nga policia

Një ngjarje e rëndë e regjistruar në Kavajë rikthen në vëmendje jo vetëm dimensionin kriminal të rasteve të...

Prokuroria e Prishtinës kërkon burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Murseli mohon

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të...

SPAK jep pretencën për Evis Berberin

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë...