Dënimi me burg, Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Ervin Salianjit

Date:

Share post:

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë sot rekursin e bërë nga ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, pas vendimit të Apelit ku u la në fuqi vendimi për burgosjen e tij. 

Salianji ndodhet në burgun e Fierit prej 27 shtatorit 2024, ndërsa është dënuar për kallëzim të rremë me 12 muaj burg, për dosjen e njohur me emrin “Babale”.

Rekursi do të mbahet në dhomë këshillimi, pa avokat të pranishëm dhe vendimi pritet që të jepet paraditen e nesërme. Më herët Gjykata e Lartë e refuzoi kërkesën e Salianjit për pezullimin e dënimit me 1 vit burg nga Apeli.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Pas ish-shefit të sherbimit sekret, arrestohet edhe asistenti i tij! Dyshohet se i dorëzoi 2 mijë dokumente sekrete

Pas arrestimit të ish-kreut të Shërbimit Federal të Inteligjencës së Gjermanisë (BND) August Hanning, nën dyshimet për spiunazh dhe...

Përfshihet nga zjarri një banesë në Lezhë, zjarrfikësit vënë flakët nën kontroll

Një banesë në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Zjarri ka shkaktuar dëme...

Një shekull pas lindjes së Tish Daisë, 10 vepra të reja për muzikën shqiptare

Një shekull pas lindjes së Tish Daisë, muzika shqiptare nuk mjaftohet vetëm me kujtimin e një prej emrave...

Ndalohet në Prishtinë ish-administratori i aeroportit të Vlorës, biznesmeni Valon Lluka

Biznesmeni Valon Lluka, ish administrator i shoqërisë koncesionare ‘Vlora International Airport’ dhe për thuajse dy dekada një ndër...