Sekuestrohen mbi 100 mijë euro në portin e Durrësit

Date:

Share post:

Policia Kufitare e Portit të Durrësit ka goditur një tjetër tentativë për futjen e shumave të mëdha të parave në Shqipëri, pa deklarim në pikën kufitare. Në kuadër të fazës së dytë të operacionit policor të koduar “Aseti”, u arrestua një 40-vjeçar nga Dibra, Jahje Zebi, në furgonin e të cilit u gjetën 108 960 euro dhe 600 franga, të dyshuara si produkt i veprimtarive kriminale.
Shërbimet policore, në bashkëpunim me autoritetet doganore, intensifikuan kontrollet për të parandaluar dhe goditur krimet në kufi. Si rezultat, në vijën e dytë të kontrollit, u evidentua shuma e padeklaruar e parave që po tentohej të futej në vend.
Kjo vjen vetëm tre ditë pas një tjetër operacioni të ngjashëm, ku në portin e Durrësit u sekuestruan 223 200 euro në dalje dhe u arrestua poseduesi i tyre.
Së bashku me shumën e sekuestruar, si prova materiale u konfiskuan edhe furgoni i të arrestuarit, dy celularë dhe pasaporta e tij. Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit dhe partnerët për të dokumentuar burimin e këtyre parave.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Pas ish-shefit të sherbimit sekret, arrestohet edhe asistenti i tij! Dyshohet se i dorëzoi 2 mijë dokumente sekrete

Pas arrestimit të ish-kreut të Shërbimit Federal të Inteligjencës së Gjermanisë (BND) August Hanning, nën dyshimet për spiunazh dhe...

Përfshihet nga zjarri një banesë në Lezhë, zjarrfikësit vënë flakët nën kontroll

Një banesë në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Zjarri ka shkaktuar dëme...

Një shekull pas lindjes së Tish Daisë, 10 vepra të reja për muzikën shqiptare

Një shekull pas lindjes së Tish Daisë, muzika shqiptare nuk mjaftohet vetëm me kujtimin e një prej emrave...

Ndalohet në Prishtinë ish-administratori i aeroportit të Vlorës, biznesmeni Valon Lluka

Biznesmeni Valon Lluka, ish administrator i shoqërisë koncesionare ‘Vlora International Airport’ dhe për thuajse dy dekada një ndër...