Shqipëria nga nesër kërkon bllokimin e TikTok: Operatorët e internetit detyrohen të marrin masa

Date:

Share post:

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka kërkuar zyrtarisht nga operatorët e internetit në Shqipëri të bllokojnë aksesin në aplikacionin TikTok dhe infrastrukturën e tij digjitale. Kjo masë vjen si rezultat i një vendimi të Këshillit të Ministrave, të datës 6 mars 2025, që synon kufizimin e përdorimit të këtij rrjeti social në territorin shqiptar.

Sipas urdhrit të AKSK-së, operatorët duhet të ndalojnë menjëherë qasjen në IP-të, DNS-të dhe SNI-të që lidhen me TikTok, si dhe në IP-të e kompanisë ByteDance, e cila është pronarja e platformës. Këto masa janë të detyrueshme për të gjitha kompanitë që ofrojnë shërbime të komunikimeve elektronike në Shqipëri, bazuar në ligjin “Për komunikimet elektronike” dhe rregulloret përkatëse.

AKSK ka vendosur afatin e 13 marsit 2025 për përfundimin e këtij bllokimi, ndërsa operatorët janë të detyruar të raportojnë në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) dhe në vetë AKSK për zbatimin e masave.

Ky vendim ka ngritur debate mbi ndikimin e tij në lirinë e internetit dhe arsyet konkrete që kanë çuar në këtë masë ekstreme. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë reagime nga përdoruesit apo nga vetë kompania ByteDance.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ndalohet në Prishtinë ish-administratori i aeroportit të Vlorës, biznesmeni Valon Lluka

Biznesmeni Valon Lluka, ish administrator i shoqërisë koncesionare ‘Vlora International Airport’ dhe për thuajse dy dekada një ndër...

Skandali me videot intime, Prokuroria e Tiranës merr në dorë hetimet! Adi Hila prishi hard disk-un e kamerës: Mendova se ishte hakuar

Është hedhur shorti në Prokurorinë e Tiranës për dosjen e video skandalit të kompozitorit Adi Hila. Çështja do...

Muratori shqiptar vdes në punë/ Sindikatat protestojnë, komuniteti shqiptar në zi

Tommaso Torri Prokurorja Sara Posa ka urdhëruar autopsinë e trupit të Saim Myrtajt, muratorit 59-vjeçar shqiptar që vdiq të...

Dhunohet efektivi i policisë së Krujës, autorët i zunë pritë pranë banesës

Një efektiv i Komisariatit të Policisë së Krujës është dhunuar nga persona të paidentifikuar, pak pasi kishte përfunduar...