Dita e Verës, festa e lashtë që sjell pranverën dhe gëzimin  

Date:

Share post:

Shqipëria feston sot Ditën e Verës, një nga festat më të lashta pagane, e cila simbolizon ardhjen e pranverës dhe rigjallërimin e natyrës. Me rrënjë të thella në traditat ilire, kjo festë e ka qendrën e saj në Elbasan, por është bërë një festë mbarëkombëtare. Traditat e festimeve të saj ruhen edhe në Dibër e zona të tjera të vendit duke sjellë gëzim e gjallëri në qytete dhe familje anembanë vendit.  

Sipas traditës, 14 Marsi shënon fundin e dimrit dhe futjen në një cikël të ri jete, ku natyra çel, e bashkë me të, edhe shpresat për një vit të mbarë. Kjo festë lidhet me kultin e natyrës. Në qytetërimet e lashta dikur njihej si dita e hyjneshës Artemisa, apo Diana, simbol i pjellorisë, ngrohtësisë dhe lidhjes me natyrën.

Në Elbasan, qytetin ku kjo festë ka ruajtur më shumë origjinalitetin, rrugët mbushen plot me njerëz të ardhur nga zona të ndryshme, organizohen aktivitete festive dhe nuk mungon ballokumja, ëmbëlsira tradicionale që është kthyer në simbol të Ditës së Verës.  

Në Elbasan, Tiranë dhe qytete të tjera, festimet përfshijnë koncerte, panaire, aktivitete sportive dhe evente familjare, duke krijuar një atmosferë të gjallë e festive. 

Edhe në Durrës këtë vit do të ketë aktivitete të ndryshme.

Për shumë qytetarë, kjo ditë është një mundësi për të dalë në natyrë, për të kaluar kohë me të dashurit dhe për të festuar ardhjen e pranverës.  

Dita e Verës mbetet një nga festat më të dashura në vend, duke ruajtur një trashëgimi të pasur kulturore dhe duke sjellë çdo vit emocione të bukura për të gjithë.

Gëzuar!

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Vdekja e minatorit në Bulqizë, arrestohet drejtuesi teknik

 Përparim Koçi, drejtuesi teknik i punimeve në minierën ku humbi jetën minatori në Bulqizë është vënë në pranga....

GJKKO dënon grupin e trafikantëve të emigrantëve, me 155 vite burg

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtorë 28 persona të akuzuar si...

Reagon Policia e Shtetit për gjetjet nga kontrolli në jahtin që qëlloi me armë në det

Policia e Shtetit ka reaguar pas alarmit të ngritur mbrëmjen e së dielës për të shtëna të dyshuara...

UEFA kërcënon FIFA-n me veprime ligjore, përplasje e re për planin e privatizimit të Kupës së Botës

Më herët UEFA përshëndeti tërheqjen e FIFA-s nga plani, duke thënë se është koha për reformimin e institucionit,...