Mbrojtësi i Flamurtarit plagoset me thikë

Date:

Share post:

Futbollisti 31-vjeçar i Flamurtarit, Sodiq Atanda, me shtetësi të huaj, është plagosur me thikë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se Atanda ishte duke ecur në rrugë kur u qëllua me thikë gjatë një tentative grabitjeje. Ndërkohë, policia e Vlorës ka nisur hetimet dhe po merr në pyetje futbollistin në ambientet e spitalit, ndërsa po vijon kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.

Sodiq Ololade Atanda, i lindur në gusht 1993 në Kano, Nigeri, luan prej vitesh me klubet shqiptare dhe aktualisht është një futbollist profesionist që luan si mbrojtës qendror për Flamurtarin në Shqipëri.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Shpërthimi që plagosi të moshuarën rikthen në vëmendje rrezikun e bombolave të gazit në banesa

Një grua rreth 75 vjeçe raportohet se mbeti e plagosur dhe një kat i banesës së saj u...

E dënuara me vdekje i mbijetoi ekzekutimit, 50-vjeçarja është zgjuar dhe ka filluar të flasë

Një histori që ia kalon çdo fantasies dhe skenar i denjë për film hollivudian.Christa Pike, 50 vjeçe, e...

Vlorë/ Aksident i rëndë automobilistik, plagosen 5 persona

Një aksident automobilistik është regjistruar në orës 6-45 min në zonën e quajtur Jalë e Nartës, në lagjen...

Merr fund kriza, Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës

Merr fund kriza politike në Kosovë. Pas një periudhe ngërçi dhe negociatash mes forcave politike, Justina Shiroka-Pula është...