Dimri kthehet me reshje dëbore dhe ulje temperaturash

Date:

Share post:

Pas festimeve për ardhjen e pranverës, dimri është rikthyer në vend, duke sjellë ulje temperaturash dhe reshje dëbore në zonat malore.
Në qarqet Korçë, Elbasan, Dibër, Kukës etj. raportohen reshje dëbore, por jo akse të bllokuara prej saj deri tani.
Në Steblevë, trashësia e dëborës ka arritur rreth 10 cm, por rrugët mbeten të kalueshme. Edhe në Qafë Thanë ka prani dëbore, pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve në këtë aks kombëtar.

Në Bulqizë, reshjet e dendura të shiut janë pasuar nga ato të borës, pasi temperaturash pësuan rënie deri në -4°C. Dëbora është afruar pranë qytetit dhe ka mbuluar fshatrat e thella të shumë njësive administrative Trebisht, Ostren, Zerqan, Martanesh etj, ku ka shkaktuar dëme në frutikulturë dhe tek të mbjellat.
Probleme janë raportuar edhe në rrugët e minierave, ku reshjet kanë vështirësuar lëvizjen. Sipas parashikimeve, nata e sotme do të shënojë temperaturat më të ulêta dhe java do të jetë e ftohtë, siç ndodh random pas Festës së Verës.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Hollywood-i hyn në një epokë të re, Paramount merr Warner Bros

Bota e Hollywood-it hyn në një epokë të re. Paramount Skydance ka përfunduar zyrtarisht marrjen e Warner Bros...

Prej 3 muajsh e zhdukur, gjendet trupi i 80-vjeçares në një zonë të pyllëzuar të Maqellarës

Një grua rreth 80-vjeçare është gjetur e pajetë në një zonë të pyllëzuar në Njësinë Administrative Maqellarë, në...

Kush është Roni Yeffet? Biznesmeni që u vu në qendër të hetimeve të SPAK-ut

Roni Yeffet është një biznesmen me origjinë izraelite, i lindur në Jerusalem në vitin 1966, i cili prej...

12-vjeçari humbi jetën në Tiranë, dyshohet për arrest kardiak

Një 12-vjeçar ka humbur jetën ditën e diel, pasi është dërguar pa shenja jete në një spital privat...