Ndeshja mes Anglisë dhe Shqipërisë këtë të premte pritet të jetë një sfidë e vështirë për kuqezinjtë, teksa statistikat dhe parashikimet favorizojnë ndjeshëm vendasit, por ekipi i Silvinjos synon të sfidojë pritshmëritë në “Wembley”.

Sipas një analize të Eduard Zaloshnjës, bazuar në 10,000 simulime statistikore, probabiliteti i fitores së Anglisë është 66.9%, ndërsa Shqipëria ka një probabilitet fitoreje prej 7.21%. Në 25.89% të simulimeve, ndeshja përfundoi në barazim.
Gjithashtu, sipas një parashikimi të bërë nga një superkompjuter, Anglia ka 80.1% mundësi për fitore, ndërsa Shqipëria ka vetëm 7.7% shanse për të fituar. Barazimi është parashikuar në 12.2% të rasteve.
Historikisht, Anglia ka fituar të gjitha gjashtë përballjet e mëparshme kundër Shqipërisë, me një diferencë golash prej 16-1.
Në këtë ndeshje, Anglia konsiderohet favorite, por Shqipëria do të kërkojë të bëjë një paraqitje pozitive për të sfiduar parashikimet.
©️zërionline


