Banorët e Kukësit bllokojnë hyrjen e qytetit, kërkojnë masa për sigurinë rrugore

Date:

Share post:

Pas banorëve të Shkallnurit në Durrës, një tjetër protestë u organizua në Kukës për sigurinë rrugore.
Hyrja e qytetit të Kukësit u bllokua paraditen e sotme nga banorë të Lagjes së re, të cilët protestuan për mungesën e masave të sigurisë në rrugën kombëtare Prizren-Kukës. Të shqetësuar për numrin e lartë të aksidenteve në këtë segment, ata kërkuan ndërhyrje të menjëhershme për zgjerimin e korsive, ndërtimin e trotuareve dhe shtimin e sinjalistikës rrugore.

Sipas banorëve, gjatë shtatë viteve të fundit, kjo rrugë ka marrë jetën e afro 10 qytetarëve. Ngjarja më e fundit ndodhi vetëm një ditë më parë, kur një 51-vjeçar u përplas për vdekje nga një automjet që lëvizte me shpejtësi.

“Kjo rrugë është bërë një kurth vdekjeje! Brenda 7 viteve kemi humbur 10 njerëz dhe askush nuk merr masa. Duam siguri për fëmijët tanë!” – shprehet një prej protestuesve.

Të tjerë banorë theksuan mungesën e ndriçimit dhe të sinjalistikës, duke theksuar se shoferët nuk respektojnë kufizimet e shpejtësisë.

“Nuk ka ndriçim, nuk ka mbikalime, makinat ecin me shpejtësi marramendëse. Një ditë më parë humbi jetën një 51-vjeçar. Sa njerëz të tjerë duhet të vdesin që të veprojnë?” – shprehen ata.

Në fund të protestës, banorët paralajmëruan se do të vijojnë me bllokime të tjera të rrugës nëse institucionet përgjegjëse nuk marrin masa konkrete për përmirësimin e sigurisë rrugore në këtë segment.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

6 fëmijë në spital me të njëjtat simptoma, procedohen mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

Gjashtë fëmijë nga i njëjti kopsht janë paraqitur në Spitalin Rajonal të Korçës me simptoma të njëjta gastrointestinale,...

Humb Shqipëria në Finlandë, të martën përsëri San Marino

Shqipëria ka pësuar humbjen e parë në grupin C të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë u mundën 2-1 nga...

Peqin/ Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit, dëme në mbi 50 hektarë

Tre ditë përballje me flakët kanë lënë pas dëme të konsiderueshme në Bashkinë e Peqinit, ku mbi 50...

I armatosur përplas makinën e policisë dhe tenton të arratiset, arrestohet Edmir Xhaferri në Mamurras

Një 27-vjeçar është arrestuar në Mamurras pas një operacioni të Policisë së Lezhës, pasi u lokalizua duke lëvizur...