Tym toksik mbi Vlorë/ Zjarrvënia në fushën e mbetjeve rrezikon banorët dhe turizmin

Date:

Share post:

Një tjetër zjarr ka përfshirë fushën e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës, duke krijuar një situatë të rrezikshme për shëndetin e banorëve dhe turistëve. Flakët, të cilat kanë nisur që mbrëmjen e djeshme, janë përhapur me shpejtësi të ndihmuara nga era e fortë. Ekipet e zjarrfikësve dhe punonjësit e bashkisë po punojnë në terren për izolimin dhe shuarjen e tyre, por zjarret në këtë zonë mbeten një problem i përsëritur.

Përfshirja e vazhdueshme e kësaj fushe nga flakët shkakton çlirimin e tymit toksik, i cili ndot ajrin dhe shkakton shqetësime të mëdha për shëndetin publik. Banorët e zonës shpesh raportojnë probleme me frymëmarrjen dhe irritime të syve, ndërsa edhe turistët që vizitojnë qytetin ndihen të shqetësuar nga ndotja. Sipas specialistëve, e vetmja zgjidhje afatgjatë është largimi i mbetjeve drejt landfillit të Sherishtës, por deri në realizimin e këtij procesi, qyteti do të vazhdojë të përballet me situata alarmante sa herë zjarret përfshijnë fushën e mbetjeve.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Peqin/ Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit, dëme në mbi 50 hektarë

Tre ditë përballje me flakët kanë lënë pas dëme të konsiderueshme në Bashkinë e Peqinit, ku mbi 50...

I armatosur përplas makinën e policisë dhe tenton të arratiset, arrestohet Edmir Xhaferri në Mamurras

Një 27-vjeçar është arrestuar në Mamurras pas një operacioni të Policisë së Lezhës, pasi u lokalizua duke lëvizur...

Kandidati i vetshpallur për president i Austrisë premton kthimin e armëve të Skënderbeut në Krujë

Përpara përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut në Vjenë, aktivisti austriak Günther Fehlinger-Jahn bën një premtim për shqiptarët: nëse...

‘London’, ‘Kosova’ apo ‘M0N3Y’? Targat e personalizuara për herë të parë në ankand online! Për ‘7777’ nis nga 6500 euro

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka hapur për herë të parë një ankand online për...