Nata e Kadrit është nata më e bekuar e vitit, pasi në të ka zbritur Kurani i Shenjtë si udhëzim për njerëzimin. Zoti e ka veçuar këtë natë me një vlerë të jashtëzakonshme, duke e cilësuar më të mirë se një mijë muaj. Në Kuran thuhet:
“Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj.” (Sureja El-Kadr: 3)
Kjo do të thotë se adhurimi dhe veprat e mira të kryera në këtë natë kanë shpërblimin e 83 viteve e 4 muajve. Profeti Muhamed (a.s.) ka thënë:
“Kush e kalon Natën e Kadrit me adhurim, me besim dhe shpresë tek Allahu, atij i falen mëkatet e kaluara.” (Buhariu dhe Muslimi)

Prandaj, kjo natë është një mundësi e rrallë për t’u afruar me Zotin, për t’u lutur dhe për të kërkuar falje, me shpresën e mëshirës dhe bekimeve të pafundme.
©️zërionline


