Ndalohet çifti irlandez që mori 42 mijë eurot, gjurmohen përmes GPS-it në Shkodër

Date:

Share post:

Policia e Durrësit ka ndaluar një çift turistësh irlandezë, të cilët përvetësuan një shumë prej 42 mijë eurosh, pasi ajo i ra nga xhepi një personi teksa ndaloi për të kontrolluar gomën e pasme të makinës. Paratë i përkisnin një agjencie imobiliare.

Çifti vëzhgoi skenën dhe, sapo dy të rinj nga plazhi që i gjetën paratë, iu afrua duke folur anglisht dhe pretendoi se shuma i përkiste atyre. Të rinjtë, duke besuar fjalët e tyre, ia dorëzuan shumën, ndërsa turistët u dhanë si shpërblim 500 euro dhe u larguan me nxitim në hotel. Më pas, çifti mori rrugën drejt Shkodrës me një automjet me qira.

Si u kapën turistët?

Ngjarja ndodhi më 26 mars, rreth orës 15:30, në lagjen nr. 13 të Durrësit, pranë supermarketit “SPAR”. Përmes sistemit GPS të makinës me qira, policia lokalizoi turistët në Shkodër dhe informoi kolegët e tyre atje. Mbrëmjen e kaluar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, çifti dorëzoi shumën prej 41,400 eurosh dhe u ndalua me akuzën e vjedhjes.

Policia e Durrësit po vijon hetimet për të zbuluar vendndodhjen e pjesës së mbetur të shumës dhe për të verifikuar origjinën e parave, që sipas denoncimit i përkasin një agjencie imobiliare.

Ndërkohë, pronari i shumës së humbur kishte ofruar një shpërblim prej 5 mijë eurosh për këdo që ndihmonte në gjetjen e përgjegjësve dhe rikuperimin e plotë të parave. Falë reagimit të shpejtë, policia arriti të identifikojë dhe ndalojë çiftin irlandez në kohë rekord.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

VKM/ Përcaktohen rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Një vendim i ri përcakton rregullat e hollësishme për mbikëqyrjen, kontrollin dhe inspektimin e veprimtarive të licencuara dhe...

Kërcënohet me eksploziv biznesmeni në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë! Mesazhin e dërgojnë me kuti picash

Biznesmeni Zija Shulku në Peshkopi, raportohet të jetë kërcënuar sot kur i është kërkuar të paguajë 50 milionë lekë, me...

Qeveria miraton ngritjen e Këshillit Fiskal: Shteti do mbikqyrë buxhetin e shtetit

Këshilli i Ministrave miratoi më 2 tetor 2026 projektligjin “Për Këshillin Fiskal të Republikës së Shqipërisë”, duke propozuar...

Makina del nga rruga në bypass-in e Fierit, drejtuesi i mjetit transportohet në spital

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin nga Mbikalimi i Memorialit...