Kush është Gruaja që zbuloi sekretin e yjeve dhe universit

Date:

Share post:

Historia e Cecilia Payne është ajo e një gruaje që sfidoi paragjykimet dhe bëri një nga zbulimet më të rëndësishme në astronomi, pa marrë kurrë njohjen që meritonte.

Që nga vdekja e saj në 1979, Cecilia Payne, gruaja që zbuloi përbërjen themelore të universit, ka mbetur kryesisht e panjohur. Trashëgimia e saj është shënuar vetëm nga një pllakë përkujtimore në një mur universiteti, ndërsa zbulimi i saj revolucionar mezi përmendet, madje as në nekrologjinë e saj.  

Çdo nxënës i shkollës së mesme e di se Isak Njutoni zbuloi gravitetin, Çarls Darvini shpjegoi evolucionin dhe Albert Ajnshtajni formuloi teorinë e relativitetit. Por kur bëhet fjalë për përbërjen e universit, tekstet shkollore thjesht përmendin se hidrogjeni është atomi më i bollshëm, pa e njohur personin që qëndron pas këtij zbulimi vendimtar. Ky person ishte Cecilia Payne.  

Ajo shkroi një nga tezat më të shkëlqyera të doktoraturës në fushën e astronomisë, duke dëshmuar se yjet, përfshirë Diellin, përbëhen kryesisht nga hidrogjen dhe helium. Ironikisht, rruga e saj drejt shkencës filloi mes pengesave. Nëna e saj kundërshtonte arsimimin e vajzave, duke e konsideruar atë si humbje parash. Megjithatë, Payne arriti të fitojë një bursë për në Kembrixh, ku përfundoi studimet. Për shkak se ishte grua, Kembrixhi refuzoi t’i jepte diplomë, duke e shtyrë të largohej drejt Shteteve të Bashkuara. Atje u regjistrua në Harvard dhe u bë personi i parë që mori doktoraturë në astronomi nga Kolegji Radcliffe.  

Astronomi Otto Strauve e përshkroi tezën e saj si “teza më e shkëlqyer e doktoraturës e shkruar ndonjëherë në astronomi”. Përveçse zbuloi përbërjen e Diellit, Payne hodhi themelet për studimin e yjeve të ndryshueshëm, një kontribut monumental që shpesh nuk i njihet. Ajo ishte edhe gruaja e parë që u bë profesoreshë në Harvard, një arritje e jashtëzakonshme, por e anashkaluar nga historia.  

Cecilia Payne, gruaja që zbuloi se nga se përbëhen yjet, meriton të kujtohet me respektin që i takon për kontributin e saj në shkencë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Vijojnë gërmimet në varrin masiv në Zubin Potok, shkon në tre numri i të arrestuarve

Autoritetet e Kosovës kanë arrestuar një tjetër person të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok, në veri...

Tiranë/ Dyshohet se dhunuan 20-vjeçarin italian, shoqërohen dhe vihen nën hetim 8 të mitur

Policia ka shoqëruar dhe vënë nën hetim 8 të mitur, të moshës 13-15 vjeç, të dyshuar si të...

Në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik droge, kapet në Durrës 50-vjeçari i dënuar me 6 vite burg

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin drejt...

Meloni i propozon UE “Kampe riatdhesimi” në vende të treta si në Shqipëri

Shfrytëzimi i krizës së Ceutës për të përfituar në Bruksel. Ky është objektivi i qeverisë italiane, e cila...