Në një qytet ku harmonia fetare është një realitet i përditshëm, ku të gjitha besimet fetare bashkëjetojnë në paqe, piktori Romir N. Llukaci sjell përmes objektivit të tij artistik një portret të rrallë të harmonisë fetare në Durrës. Xhamia e Madhe, Kisha Ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti” dhe Kisha e Shën Lucias shfaqen si tri pika-referimi të shenjta që dëshmojnë jo vetëm besimin, por edhe bashkëjetesën e vlerave shpirtërore në zemrën e qytetit bregdetar. Një thirrje vizuale për reflektim, respekt dhe unitet, përtej dogmave.
Xhamia e Madhe e Durrësit
Një nga simbolet më të njohura të qytetit, ku thirrja për lutje ngjitet çdo ditë mbi tingujt e jetës urbane, duke ruajtur frymën e besimit islam.


Kisha ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti”
E ndërtuar me një arkitekturë moderne e të përmbajtur, kjo kishë është qendër e komunitetit ortodoks dhe një hapësirë e hapur për lutje dhe reflektim.


Kisha e Shën Lucias
Një monument i vjetër i rikonstruktuar me vlerë historike e shpirtërore për qytetin, që mbart në vetvete rrëfime të hershme të komunitetit katolik në Durrës.


©️zërionline


