Shkodra dhe gjithë Shqipëria shënojnë sot një arritje historike: UNESCO ka përfshirë Arkivën e negativëve, objekteve dhe dokumenteve të Pietro dhe Kel Marubit në Regjistrin Ndërkombëtar të Programit “Memory of the World”. Ky është vlerësimi më i lartë ndërkombëtar për një nga pasuritë më të rralla të kujtesës kombëtare shqiptare.


Arkiva Marubi, që ruan imazhin, jetën dhe shpirtin e shqiptarëve ndër shekuj, bëhet tashmë trashëgimi botërore. Nga zemra e Shkodrës, ky fond i jashtëzakonshëm fotografik i themeluesve të fotografisë shqiptare njihet si një pasuri me rëndësi globale.




Ky nuk është vetëm një çmim për familjen Marubi, por edhe një nderim për qytetin e Shkodrës, djep i kulturës, artit dhe historisë shqiptare. Për herë të parë, Shkodra bëhet pjesë e Regjistrit të Kujtesës Botërore të UNESCO-s.
Një arritje që ngjall krenari dhe i jep dritë e përjetësi një trashëgimie unike shqiptare.
©️zërionline


