Sot, Dita Botërore e Librit, Një festë për fuqinë e fjalës së shkruar

Date:

Share post:

Më 23 prill, bota feston Ditën Botërore të Librit dhe të të Drejtave të Autorit, një ditë e shpallur nga UNESCO që prej vitit 1995, me synimin për të promovuar leximin, botimin dhe mbrojtjen e të drejtave të autorëve. Kjo datë nuk është zgjedhur rastësisht. Ajo përkon me ndarjen nga jeta të tre prej figurave më të mëdha të letërsisë botërore: William Shakespeare, Miguel de Cervantes dhe Inca Garcilaso de la Vega.

Në të gjitha kontinentet, biblioteka, shkolla, shtëpi botuese dhe institucione kulturore organizojnë aktivitete që ftojnë lexuesit e të gjitha moshave të zhytën në botën e librave. Në shumë vende, fëmijët i dhurojnë njëri-tjetrit libra, ndërsa në të tjerë, autorët takohen me lexuesit, duke shkëmbyer ide, emocione dhe pasion për fjalën.

Në Shqipëri, kjo ditë po gjen gjithnjë e më shumë jehonë, me panaire librash, lexime publike, diskutime letrare dhe aktivitete që i japin vëmendje krijimtarisë së autorëve vendas.
Shumë librari dhe panaire libri të organizuara në hollet e qendrave tregtare gjatë këtij muaji për nder të kësaj dite dhe nxitur leximin kanë ofruar ulje nga 10-50 % për çdo libër të shitur.
Në disa shkolla inkurajohen nxënësit të shkruajnë tregime, të lexojnë në grup apo të vizitojnë bibliotekat. Kjo është një mundësi për të rikujtuar rëndësinë e librit si mjet edukimi, frymëzimi dhe zhvillimi personal.

Libri mbetet një dritare e hapur drejt njohjes, një udhëtim që zgjeron mendjen dhe zemrën. Në kohën e teknologjisë dhe informacionit të shpejtë, ai ruan rolin e tij të pazëvendësueshëm si një udhërrëfyes për reflektim dhe thellim të mendimit.

Festimi i Ditës Botërore të Librit na kujton se çdo faqe e lexuar është një hap më pranë një bote më të ndriçuar dhe më të ndjeshme.
Le ta festojmë këtë ditë duke hapur një libër, ndoshta për ta filluar, ndoshta për ta rifilluar, por mbi të gjitha për ta dashur.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Lezhë/ E qëlluan me armë ndërsa lëvizte me makinë, 30-vjeçari u shpëton plumbave

Një 30-vjeçar në Lezhë u ka shpëtuar paq plumbave në drejtim të tij. Ai po lëvizte me ‘Audi’-n e tij...

Arrestimi i Ermal Beqirit, SPAK kërkon ekstradimin

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin...

Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, dyshohet për një viktimë

Një aksident i rëndë është regjistruar në një galeri kromi në malin e Tërnovës të Bulqizës Dyshohet se është...

Zjarr i madh në Fushë-Arrëz, flakët rrezikojnë banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu mesditën e së shtunës në fshatin Bardhet, njësia administrative Qafë Mali,...