Mposhti serben, Distria Krasniqi shpallet kampione e Europës në xhudo

Date:

Share post:

Distria Krasniqi ka fituar titullin e kampiones së Evropës për herë të tretë në karrierën e saj. Medalistja e dyfishtë olimpike, fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos, i mbajtur në Podgoricë të Malit të Zi. Medaljen e artë, xhudistja kosovare e arriti pasi triumfoi në finale ndaj italianes, Odetta Giuffrida, pas dy hedhjeve të suksesshme, për t’i siguruar Kosovës medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Distria ia doli ta mposht me mjeshtri në gjysmëfinale spanjollen Ariane Toro Soler, të cilën e hodhi në tatami me Ippon fantastik.

Kujtojme se në fazën e 1/8-tës ajo fitoi me kundërshtaren serbe, Milica Nikolic. Në këtë ndeshje, xhudistja pejane u paraqit dukshëm më mirë, duke e detyruar kundërshtaren Nikolic të gabojë disa herë deri sa mori karton të kuq. 

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ngordhje masive peshqish në Lushnje, zbrazja për punimet shkakton dëm mjedisor

Tonelata peshqish kanë ngordhur në rezervuarin e Kasharajt në Lushnjë, pasi niveli i ujit është ulur ndjeshëm dhe...

Ish-kreu i SHISH ankim në Apelin e Posaçëm, kërkon heqjen e arrestit në shtëpi

Ish drejtoresha e shërbimit informativ shtetëror Vlora Hyseni, nuk ka humbur kohë por i është drejtuar menjëherë Gjykatës...

Vlorë/ 70-vjeçarja dhunohet dhe grabitet në banesë, 43-vjeçari në kërkim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar, grabitur dhe...

Një tjetër karburant shpërthen në mes të qytetit, dy të plagosur në Sarandë

Një shpërthim i fortë është regjistruar mesditën e kësaj të marte në një pikë karburanti në Sarandë, duke...