Papa Françesku, e shtuna ditë zie kombëtare në Shqipëri

Date:

Share post:

Dita e shtunë është shpallur ditë zie kombëtare në nder të Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë të hënën e 21 prillit. Vendimi është marrë nga qeveria dhe në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet në gjysmështizë flamuri kombëtar.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës së Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi:

1. Shpalljen ditë zie kombëtare ditën e shtunë, datë 26.4.2025, në shenjë dhimbjeje, respekti e mirënjohjeje për Atin e Shenjtë, Papa Françesku, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje.

2. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

3. Ftohen të gjitha stacionet radiotelevizive, publike dhe private që gjatë ditës së zisë kombëtare të transmetojnë muzikë funebër.

4. Ngarkohen të gjitha institucionet shtetërore dhe publike për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, njoftoi Keshilli i Ministrave.

Papa Françesku u shua mëngjesin e 21 prillit në moshën 88-vjeçare. Vitet e fundit ai kishte probleme me shëndetin dhe në shkurt iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Në vitin 2014, Papa Françesku vizitoi Shqipërinë në udhëtimin e tij të parë në Europë, ku mbajti edhe një meshë të shenjtë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ngordhje masive peshqish në Lushnje, zbrazja për punimet shkakton dëm mjedisor

Tonelata peshqish kanë ngordhur në rezervuarin e Kasharajt në Lushnjë, pasi niveli i ujit është ulur ndjeshëm dhe...

Ish-kreu i SHISH ankim në Apelin e Posaçëm, kërkon heqjen e arrestit në shtëpi

Ish drejtoresha e shërbimit informativ shtetëror Vlora Hyseni, nuk ka humbur kohë por i është drejtuar menjëherë Gjykatës...

Vlorë/ 70-vjeçarja dhunohet dhe grabitet në banesë, 43-vjeçari në kërkim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar, grabitur dhe...

Një tjetër karburant shpërthen në mes të qytetit, dy të plagosur në Sarandë

Një shpërthim i fortë është regjistruar mesditën e kësaj të marte në një pikë karburanti në Sarandë, duke...