Sulm verbal ndaj gazetarit Xhensil Shkëmbi, UGSH ngre alarmin për intimidimin politik ndaj medias

Date:

Share post:

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar pas një rasti shqetësues të intimidimit verbal ndaj gazetarit Xhensil Shkëmbi, nga kandidati për deputet i PD-ASHM në qarkun e Korçës, Edmond Spaho.

Në një ankesë zyrtare drejtuar Unionit, gazetari Shkëmbi ka denoncuar publikisht një sulm përmes rrjeteve sociale nga ana e kandidatit Spaho. Ky i fundit, në një postim në profilin e tij në Facebook, ka shpërndarë një foto të vjetër të gazetarit nga një aktivitet fetar, duke e interpretuar në mënyrë partiake dhe duke e shënjestruar me tone paragjykuese.

Sipas UGSH, Shkëmbi nuk ka asnjë angazhim politik, por ushtron profesionin e tij me përkushtim dhe është pjesë e komunitetit fetar si besimtar i lirë. Më shqetësues është fakti që kandidati për deputet e ka vendosur fjalën “gazetar” në thonjëza, duke vënë në dyshim profesionalizmin e tij, si dhe ka lënë të kuptohet se SPAK do të kërkojë shpjegime prej tij, një formë e hapur presioni dhe frikësimi.

Por situata nuk ndalet këtu. Unioni vëren me shqetësim se në postimin e kandidatit janë lejuar komente me gjuhë fyese, denigruese dhe agresive ndaj gazetarit, gjë që, sipas tyre, e rëndon më tej përgjegjësinë publike të Spaho.

Duke respektuar figurën publike të kandidatit, Unioni i bën thirrje Spaho që të tërheqë akuzat dhe të sqarojë publikisht pozicionin e tij në lidhje me keqinterpretimin e fotos dhe sulmet ndaj gazetarit. Po ashtu, i kërkon që të pastrojë hapësirën e rrjeteve sociale që administron nga çdo koment ose gjuhë që dëmton integritetin profesional dhe personal të gazetarit.

Në përfundim, UGSH u bën apel të gjithë aktorëve politikë që të respektojnë kodet e etikës zgjedhore dhe lirinë e medias, duke ruajtur një klimë të qetë dhe të drejtë gjatë procesit elektoral, larg intimidimeve dhe sulmeve ndaj profesionistëve të fjalës së lirë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ish-kreu i SHISH ankim në Apelin e Posaçëm, kërkon heqjen e arrestit në shtëpi

Ish drejtoresha e shërbimit informativ shtetëror Vlora Hyseni, nuk ka humbur kohë por i është drejtuar menjëherë Gjykatës...

Vlorë/ 70-vjeçarja dhunohet dhe grabitet në banesë, 43-vjeçari në kërkim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar, grabitur dhe...

Një tjetër karburant shpërthen në mes të qytetit, dy të plagosur në Sarandë

Një shpërthim i fortë është regjistruar mesditën e kësaj të marte në një pikë karburanti në Sarandë, duke...

Plani për t’i “grabitur” 100 mijë euro Armand Dukës, zbardhen dëshmitë e dy autorëve, Balla: Më premtoi që…

Dy të rinjtë, që tentuan të mashtrojnë Armand Dukën dhe t’i marrin 100 mijë euro, janë marrë në...