62-vjeçari humb jetën gjatë punës në Golem, plagoset një tjetër

Date:

Share post:

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Golemit, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën teksa punonte në një objekt ndërtimi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, kur shtetasi I. P., rreth 62 vjeç, është rrëzuar nga një lartësi gjatë procesit të çmontimit të skelave të një pallati në Qerret të Kavajës.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga rrëzimi i një trari prej druri, i cili ka goditur rëndë 62-vjeçarin. Ai është dërguar menjëherë në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit, por ka mbërritur atje pa shenja jete. Burimet mjekësore bëjnë me dije se shkak për vdekjen janë bërë dëmtimet e shumta dhe hemoragjia e madhe e shkaktuar nga goditja fatale.

Nga i njëjti incident ka mbetur i dëmtuar lehtë edhe shtetasi S. H., i cili është plagosur në këmbë si pasojë e rënies së trarit.

Menjëherë pas ngjarjes, policia ka shoqëruar në Komisariat personat që ndodheshin në vendin e aksidentit për të marrë dëshmitë e tyre. Grupi hetimor ndodhet në terren dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ngordhje masive peshqish në Lushnje, zbrazja për punimet shkakton dëm mjedisor

Tonelata peshqish kanë ngordhur në rezervuarin e Kasharajt në Lushnjë, pasi niveli i ujit është ulur ndjeshëm dhe...

Ish-kreu i SHISH ankim në Apelin e Posaçëm, kërkon heqjen e arrestit në shtëpi

Ish drejtoresha e shërbimit informativ shtetëror Vlora Hyseni, nuk ka humbur kohë por i është drejtuar menjëherë Gjykatës...

Vlorë/ 70-vjeçarja dhunohet dhe grabitet në banesë, 43-vjeçari në kërkim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar, grabitur dhe...

Një tjetër karburant shpërthen në mes të qytetit, dy të plagosur në Sarandë

Një shpërthim i fortë është regjistruar mesditën e kësaj të marte në një pikë karburanti në Sarandë, duke...