Pas një pune të mirëorganizuar të policisë së Shijakut, bazuar në informacion të saktë, në fshatin Sallmone u kap dhe u vu në pranga shtetasi në kërkim Fatjon Hoxha, 32 vjeç, banues në Shijak.
Ai ishte shpallur në kërkim pas një vendimi të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e cila më 21 nëntor 2024 e dënoi me 10 vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.
Ndërhyrja e shpejtë e specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Shijakut çoi në ndalimin e tij në një zonë rurale, ku dyshohet se fshihej për të shmangur drejtësinë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme ligjore.
©️zërionline


