Kërcënimi ndaj kandidates së “Shqipëria Bëhet” në Durrës, policia kap autorin

Date:

Share post:

Një incident i ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 8 të qytetit të Durrësit ka përfshirë kandidaten për deputete të subjektit politik “Shqipëria Bëhet”, Valbona Myhedin. Sipas një denoncimi të bërë publik në rrjetet sociale nga drejtuesi i këtij subjekti, Adriatik Lapaj, një person i armatosur ka kërcënuar me armë kandidaten dhe aktivistët që e shoqëronin gjatë një takimi elektoral me qytetarët.

Menjëherë pas publikimit të kësaj deklarate, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë nisur punën për verifikimin e rastit. Gjatë veprimeve në terren, shërbimet e Policisë kanë identifikuar personin e dyshuar dhe kanë ndërmarrë kontrolle intensive për lokalizimin e tij.

Rreth orës 21:15 të mbrëmjes, policia ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. B., 45 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit fizik, atij i është gjetur një armë plastike (lodër), të cilën ai e mbante në brez. Dyshohet se 45-vjeçari ka ngritur xhupin për t’ia treguar armën znj. Myhedin me qëllim për ta frikësuar.

Ndërkohë, vetë kandidatja për deputete është paraqitur në ambientet e policisë për të bërë kallëzimin zyrtar. Nga verifikimet e mëtejshme, rezulton se shtetasi A. B. vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është i regjistruar në shërbimet psikiatrike.

Policia njofton se, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës garanton qytetarët dhe subjektet politike se strukturat e saj janë plotësisht të angazhuara për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë gjithë procesit zgjedhor, duke qëndruar të paanshme dhe në shërbim vetëm të ligjit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Detaje nga plagosja te “Petro Nini”, 49-vjeçari në gjendje kritike; arrestohet autori

Detaje të reja janë mësuar nga plagosja me thikë e ndodhur mbrëmjen e sotme pranë gjimnazit “Petro Nini...

Kapet në Rusi “bosi” i 50 tonëve kokainë, Salvatore Aliu

Një prej emrave më të kërkuar të dosjes së madhe të kokainës është vënë në pranga. Salvatore alias...

Arresti i drejtoreshës së SHISH, Rama i delegon kompetencat Elvis Lilës, Drejtor i Departamentit Operativ

Elvis Lila, drejtori i Departamentit Operativ në SHISH është komanduar në krye të këtij institucioni nga kryeministri Edi...

Sërish zjarr në qytetin e Vlorës, flakët përfshijnë edhe disa banesa

Një tjetër zjarr është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Flakët janë aktive në zonën mbi Spitalin...