E mbuloi dheu/ Kërkime për të riun në Mat, ndihmon ushtria e Kosovës

Date:

Share post:


Prej 5 ditësh, në Qafën e Burrelit, Klos vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i cili ishte duke punuar me ekskavator kur një masiv i madh dheu e zuri poshtë pranë fabrikës së përpunimit të Kromit.

Qeveria e Kosovës miratoi vendimin që ushtria të ndihmojë në këto kërkime.

“Ministria e Mbrojtjes, mbi bazën e objektivave dhe planifikimeve strategjike për zgjerimin e kapaciteteve dhe vënies në detyrë të këtyre kapaciteteve është e përgatitur të mbështesë Shqipërinë me një kontingjent për nevoja humanitare, përkatësisht operacionin humanitar kërkimshpëtim, në vendin e quajtur “Qafa e Burrelit”, Bashkia Klos. Kjo mbështetje është në kuadër të partneritetit strategjik me shtetet mike e në veçanti me Shqipërinë, me këtë rast për mbështetje të autoriteteve të shtetit shqiptar”

Në momentin e çarjes së rezervuarit, i riu ka qenë duke punuar në anën e poshtme. Vërshimi i ujit dhe materiali rërë që ishte grumbulluar nga përpunimi i kromit e ka marrë para dhe ende nuk dihet fati i tij.Deri tani për shkak të sasisë së madhe të ujit dhe materialit që është shembur nuk është gjetur asnjë gjurmë e 29-vjeçarit, por vetëm disa pjesë të mjetit tip eskavator. 

Ndërkohë policia ka arrestuar drejtuesin teknik të shoqërisë për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, Ademir Lala.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Kapet në Rusi “bosi” i 50 tonëve kokainë, Salvatore Aliu

Një prej emrave më të kërkuar të dosjes së madhe të kokainës është vënë në pranga. Salvatore alias...

Arresti i drejtoreshës së SHISH, Rama i delegon kompetencat Elvis Lilës, Drejtor i Departamentit Operativ

Elvis Lila, drejtori i Departamentit Operativ në SHISH është komanduar në krye të këtij institucioni nga kryeministri Edi...

Sërish zjarr në qytetin e Vlorës, flakët përfshijnë edhe disa banesa

Një tjetër zjarr është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Flakët janë aktive në zonën mbi Spitalin...

Skandali me cerifikatën e COVID-it, reagon trajneri i Zvicrës: Do të gjejmë një zgjidhje për Granit Xhakën

Situata e Granit Xhakës ka marrë vëmendje të madhe në Zvicër, pas pranimit të mesfushorit se gjatë pandemisë...