Kryeministri Edi Rama mbylli fushatën elektorale në Fushë-Krujë, nga ku njoftoi familjet e prekura nga tërmeti se banesat i kanë gati e që do ti marrin në dorëzim pas zgjedhjeve.“Kemi përmbyllur të gjithë detyrimet tona me shpërndarjen e 350 apartamenteve të fundit që kanë mbetur vetëm për shkak se respektuam këtë periudhë zgjedhore, që ka disa rregulla të caktuara. Kështu që në Krujë këto apartamente do të shpërndahen menjëherë pas zgjedhjeve”, tha kryeministri Rama.Rama prezantoi investimet e realizuara në qarkun e Durrësit, duke veçuar projektet infrastrukturore, rikonstruksionin e shkollave dhe qendrave shëndetësore.
“Kemi projektet e transformimit urban, janë 99 projekte, 81 milionë Euro, që kanë transformuar Durrësin, kanë transformuar Krujën lart”, tha kryeministri Rama.


Edhe në Fushë Krujë fushata elektorale u mbyll me një sërë akuzash ndaj opozitës.
“Kur ishte në qeveri… aman mor vdeksha, se po e prisja këtë, ah vdeksha unë për ty, rrofsh që kalove rrofsh, o hudhër, rrofsh. Edhe ku e tha sa përmenda fjalën kënetë për herë të parë, tak, doli bretkosa, e patë?
Nuk jemi në garë me Gjermanine, garën me Gjermaninë e bënte bufi kur ishte në qeveri. Ju kujtohet kur tha: “Arritëm, jemi të dytët mbas Gjermanisë”, edhe pastaj për pak përfunduam në humnerë”, tha Rama, i cili u bëri thirrje qytetarëve të votojnë për Partinë Socialiste dhe të vazhdojnë, sipas tij, rrugën e rindërtimit dhe zhvillimit.
©️zërionline


