Një shtet që harron qytetarët e vet, Rasti i Ardit Beshirit dhe dështimi institucional

Date:

Share post:

Adivije Hoxha

Në momentet e tragjedisë, kur zemra e një familjeje rrihte vetëm “për të gjetur një gisht” të djalit të tij, shteti duhet të ishte aty, jo me premtime boshe, por me veprim konkret.
Rasti i Ardit Beshirit, ku Kosova tregoi solidaritet dhe profesionalizëm, ndërsa institucionet shqiptare u treguan të vakta dhe të paafta, është një shuplakë e fortë për një sistem që shpesh ka dështuar t’i shërbejë qytetarëve të tij.

Indiferenca institucionale, një model i rrezikshëm

Në një vend ku fatkeqësitë natyrore dhe tragjeditë individuale kërkojnë reagim të shpejtë, Shqipëria vazhdon të jetë peng i indiferencës institucionale dhe mungesës së organizimit. Nuk është hera e parë që një rast i tillë zbulon dështimet e emergjencave civile, por çdo herë dhimbja është po aq e rëndë. Ndërsa familja e Arditit lutej për ndihmë, institucionet shqiptare “koloviteshin” mes procedurave dhe justifikimeve, apo etheve elektorale. Ky nuk është thjesht një problem burokratik, por një mentalitet i rrënjosur që e sheh tragjedinë si një statistikë, jo si një emergjencë humane.

Roli i Kosovës,
Dëshmi e solidaritetit

Përballë pasivitetit të autoriteteve shqiptare, Kosova mori iniciativën, duke treguar se veprimi i menjëhershëm mund të bëhet realitet kur ka vullnet dhe përgjegjësi. Ky është një moment reflektimi për Shqipërinë, një vend që duhet të jetë i aftë të përballojë situata emergjente pa pasur nevojë për ndërhyrje të jashtme.
Pse duhej që një shtet tjetër të ndërmerrte një aksion që duhej të ishte përgjegjësi e institucioneve tona?
Ky rast nuk duhet të harrohet si një tjetër tragjedi e shtyrë nën tapetin e indiferencës shtetërore. Duhet të ketë një analizë të thellë dhe një reflektim të sinqertë mbi mënyrën se si trajtohen emergjencat. Strukturat shqiptare duhet të investojnë në mjete moderne dhe trajnim profesional për të shmangur përsëritjen e situatave të ngjashme. Përtej politikës, përtej debateve mediatike, duhet të ketë një angazhim real për të ndërtuar një sistem ku qytetari të mos ndihet i braktisur.
Në fund të fundit, shteti nuk matet nga fjalimet e politikanëve, por nga reagimi i tij në momente krize. Derisa Shqipëria të kuptojë këtë, tragjeditë si ajo e Ardit Beshirit do të mbeten dëshmi të një sistemi që ka harruar të kujdeset për njerëzit e tij.

Me një zemër të mbushur me mirënjohje dhe respekt, unë si bijë e Matit, në emër të gjithë Matit dhe familjes, falënderojmë vëllezërit nga Dardania, për ndihmën dhe përkushtimin e tyre në gjetjen e trupit të Arditit.
Akti i tyre, solidariteti dhe humanizmi, është një dëshmi e fortë e lidhjeve të pazgjidhshme që bashkojnë shqiptarët kudo që ndodhen.
Ky gjest i madh fisnikërie dhe dhembshurie, tregon se në momentet më të vështira, ne jemi gjithmonë pranë njëri-tjetrit, të bashkuar në dhimbje dhe në forcë.
Kjo është fryma e kombit tonë, një frymë që nuk njeh kufij, por njeh dashurinë dhe ndihmën për njeriun.
Faleminderit nga zemra për përkushtimin dhe mbështetjen tuaj.
Ndihma juaj nuk është thjesht një veprim, por një mesazh i qartë se vlerat tona të humanizmit dhe vëllazërisë do të mbeten të paharruara.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Një mësues humb jetën në rrugën e shkollës dhe harresës

Ai nuk ishte ushtar, por ra në krye të detyrës. Nuk kishte armë, por një çantë me ditarin...

Para pa deklaruar dhe pajisje të dyshimta, në pranga 49-vjeçari në dalje të Portit

Një 49-vjeçar nga Durrësi është arrestuar në flagrancë në Pikën e Kontrollit Kufitar të Portit të Durrësit, pasi...

Ndërtime pa leje në Himarë, Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq 7 persona

Prokuroria e Vlorës përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq për shpërdorim detyre 4 ish-zyrtarët e IMT-së Himarë dhe 3 shtetas për...

Përfundimisht 30 vite burg shqiptares që masakroi çiftin Tasho në Itali

41-vjeçarja shqiptare, Elona Kalesha është dënuar me 30 vite burg nga Gjykata e Kasacionit në Itali. Dënimi i...