Dënime dhe konfiskime për grupin kriminal Shqipëri–Norvegji

Date:

Share post:

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin përfundimtar ndaj një grupi të strukturuar kriminal, të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimin e parave.
Të pandehurit Flori Pali dhe Fredi Pali janë dënuar për veprimtarinë kriminale të zhvilluar mes Shqipërisë dhe Norvegjisë. Flori Pali u dënua me 11 vite burg, ndërsa Fredi Pali me 6 vite e 8 muaj, të dy për disa vepra penale, përfshirë “trafikim narkotikësh”, “pastrim parash” dhe “anëtarësim në grup të strukturuar kriminal”. Dënimet u ulën me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Gjykata urdhëroi edhe konfiskimin e pasurive, përfshirë një automjet dhe një sipërfaqe toke në Ishull Shëngjin, në pronësi të të dënuarve.

Po në këtë çështje, më herët është dënuar përfundimisht edhe shtetasja Anita Adilaj me 6 vite e 8 muaj burg, për përfshirje në të njëjtin rrjet kriminal, me aktivitet në tregtinë e drogës dhe transferimin e parave nga Norvegjia drejt Shqipërisë.

Hetimi u zhvillua në bashkëpunim me autoritetet norvegjeze dhe zbuloi një rrjet të gjerë trafikimi e pastrimi parash që operonte nga viti 2018 deri në 2019, me baza në Stavanger dhe lidhje në Shqipëri. Flori Pali rezulton të ketë qenë drejtuesi i këtij grupi, i cili trafikoi sasi të mëdha droge dhe përmes personave të ndryshëm transferonte të ardhurat kriminale në Shqipëri, të menaxhuara më pas nga Fredi Pali. Adilaj, ndërkohë, luante rolin e “llogaritares” së grupit në Norvegji.

spot_img

Artikuj të lidhur

Ndërron jetë në spital avokati Saimir Vishaj

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare avokati i njohur Saimir Vishaj. Avokati ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit...

Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy makina! 6 persona të plagosur

Një aksident me 6 të plagosur ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat. Sipas...

Sarandë/Skifterja vodh­i makinën në parkimin e një hoteli, kapet pas 30 minutash

Një 31-vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë në Sarandë, pasi dyshohet se vodhi një makinë nga parkimi...

Itali/ Tragjike, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën në banesë, vetëdorëzohet te karabinierët

Një 21-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë nënën e tij 39-vjeçare gjatë natës në banesën e familjes në...