Sport/ Olsion Veliaj fiton etapën Elbasan-Vlorë, holandezi Reemeijer ruan fanellën e verdhë

Date:

Share post:

Ka përfunduar me sukses etapa e tretë e Turit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë, me itinerarin Elbasan–Vlorë dhe një gjatësi prej 149 kilometrash. Një garë dinamike dhe emocionuese, që u fitua nga çiklisti i Kombëtares Shqiptare, Olsion Veliaj.

Në përfundim të garës, Veliaj u shpreh i kënaqur me paraqitjen dhe rezultatin, duke theksuar rëndësinë që ka kjo fitore për të dhe për skuadrën ku bën pjesë.
“Jam shumë i lumtur për këtë fitore. Ishte një garë e fortë, me ritëm të lartë dhe konkurrencë të madhe, por ia dola. Kjo fitore më motivon edhe më shumë për etapat në vijim.”

Turi i 82-të Çiklistik zhvillohet në kuadër të 100-vjetorit të krijimit të Federatës Shqiptare të Çiklizmit, një përvjetor simbolik që i jep aktivitetit një rëndësi të veçantë.

Skënder Sanxhaku, President i Federatës Shqiptare të Çiklizmit tha se ky është një aktivitet që jo vetëm promovon sportin e çiklizmit, por edhe turizmin dhe bukuritë e vendit tonë. 100-vjetori është një moment reflektimi dhe krenarie për rrugëtimin e këtij sporti në Shqipëri.

Ndërkohë, në renditjen e përgjithshme vijon të kryesojë holandezi Niels Reemeijer, i cili mban ende fanellën e verdhë. Ai ka treguar një formë të qëndrueshme përgjatë etapave të deritanishme dhe shihet si një ndër pretendentët kryesorë për fitoren finale.

Turi do të vijojë të enjten me etapën e katërt në itinerarin Vlorë–Himarë–Vlorë, e konsideruar si një prej më të vështirave për shkak të relievit të thyer dhe ngjitjeve të shumta.

Në këtë edicion marrin pjesë 14 ekipe nga vende të ndryshme, me gjithsej 86 çiklistë që konkurrojnë për trofetë e garës më prestigjioze të çiklizmit në vend. Një atmosferë sportive e jashtëzakonshme që mbledh bashkë pasionin për biçikletën dhe sfidat e rrugës.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...