Arrestohet në Durrës “skifteri” nga Tirana, kërkohej edhe nga Greqia 

Date:

Share post:

Policia e Durrësit ka arrestuar Amarild Mukën, 41 vjeç, banues në Tiranë, pas një operacioni të koduar “Again”, të zhvilluar në bashkëpunim me qytetarët. Ai dyshohet për një seri vjedhjesh të kryera në banesa, automjete dhe sende personale në territorin e qarkut Durrës.

Muka ishte i shpallur në kërkim edhe nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë për veprën penale “Mashtrimi”, ndërsa autoritetet greke kanë lëshuar urdhër arresti ndaj tij për vjedhjen e tetë automjeteve luksoze dhe një tentative tjetër, me një dëm ekonomik të përllogaritur rreth 400 mijë euro. Ngjarjet në Greqi janë dokumentuar që prej janarit 2022, ku ai dyshohet se ka përdorur metoda të ndryshme për të marrë çelësat e mjeteve nga parkingje private apo duke u shtirur si i afërm i pronarëve.

Ndër mjetet e vjedhura përfshihet edhe një automjet me targa shqiptare, në pronësi të një shtetasi shqiptar, vjedhur në Athinë më 24 dhjetor 2023.

Amarild Muka rezulton me precedentë penalë në Shqipëri që prej vitit 2012, për vjedhje në bashkëpunim, drejtim të një automjeti të vjedhur dhe armëmbajtje pa leje.

Materialet në ngarkim të tij janë referuar Prokurorisë së Durrësit, ndërkohë që vijon bashkëpunimi me autoritetet greke për zbardhjen e plotë të aktivitetit të tij kriminal.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...