Ndahet nga jeta Ndue Cara, ish-kryebashkiaku dhe mjeku i përkushtuar i Pukës

Date:

Share post:

Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare Ndue Cara, një nga figurat më të respektuara të Pukës, mjek i përkushtuar dhe ish-kryebashkiak i qytetit. Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, ai u shua duke lënë pas një trashëgimi të vyer shërbimi, përulësie dhe humanizmi.

Ndryshe nga shumë të tjerë, Ndue Cara zgjodhi të mbetej gjithmonë një njeri i thjeshtë, i papërlyer nga privilegjet e pushtetit. Edhe pas përfundimit të mandatit si kryetar bashkie, ai nuk e braktisi qytetin e tij, por iu rikthye profesionit të mjekut me të njëjtin përkushtim kishte shoqëruar gjatë gjithë jetës.

Për më shumë se një dekadë, ai udhëtonte çdo ditë rreth 90 kilometra për të shërbyer si mjek në zonën e thellë të Fierzës, ku kushtet e jetesës dhe të punës ishin të vështira. Jetonte në një kontejner të thjeshtë, vetëm që të ishte pranë banorëve të atij komuniteti të izoluar, që kishin më shumë se kurrë nevojë për ndihmën dhe përkujdesjen e tij.

Ndue Cara ishte një nga të paktët që nuk e ndërpreu kurrë misionin ndaj njerëzve. As në pension, as në përballjen me sëmundjen, ai nuk u tërhoq nga detyra e tij njerëzore. Ai mbetet një shembull frymëzues i shërbimit publik, i përkushtimit dhe i ndershmërisë.

Puka humbi një bir të denjë, një mjek të pazëvendësueshëm dhe një drejtues që punoi me zemër për të mirën e komunitetit të tij. Kujtimi i Ndue Carës do të mbetet i gjallë tek të gjithë ata që e njohën dhe përfituan nga humanizmi i tij.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...