Durrës, Superjahti i sheikut arab mbërrin për naftë në Shqipëri

Date:

Share post:

Në portin e Durrësit ka mbërritur mëngjesin e sotëm superjahti “Opera”, një nga jahtet më të mëdha dhe luksoze në botë, në pronësi të Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, Ministër i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe anëtar i familjes mbretërore.

E ndërtuar në vitin 2022 nga kompania prestigjioze gjermane Lürssen, Opera ka një gjatësi prej rreth 146 metrash dhe vlerësohet në rreth 450 milionë dollarë. Kjo vizitë në Shqipëri lidhet me furnizimin me karburant, një nga arsyet kryesore pse jahtet turistike e zgjedhin portin e Durrësit si ndalesë të preferuar në rajon.

Sipas burimeve portuale, “Opera” do të furnizohet me 320 mijë litra naftë, me një çmim prej 1 euro për litër, ndërsa 20 lekë për litër shkojnë drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit. Ky skenar përfitues është bërë një praktikë e zakonshme që po i sjell të ardhura të konsiderueshme ekonomisë shqiptare, falë vizitave të shpeshta të mjeteve lundruese luksoze ndërkombëtare.

Jahtet turistike vazhdojnë ta shohin Shqipërinë si një stacion strategjik në Mesdhe për furnizimin me karburant, falë lehtësirave fiskale dhe shërbimeve portuale në rritje, ndërsa nuk dihet se ku adresohen më pas të ardhurat e siguruara nga i ashtuquajturi turizem i naftës.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...