Diogo Jota, sulmuesi 28-vjeçar portugez i Liverpoolit humbi jetën herët këtë mëngjes në një aksident në provincën e Zamorës në Spanjë, bën me dije Marca.
Sipas autoriteve vendase, aksidenti tragjik ndodhi në kilometrin e 65-të të autostradës A-52, pranë komunës së Palacios de Sanabria.
Raportohet se Diogo Jota po udhëtonte me makinë së bashku me vëllain e tij Andre, gjithashtu një futbollist 26-vjeçar, kur automjeti doli nga rruga.
Lajmi i rëndë vjen vetëm 2 dy javë pasi 28-vjeçari u martua me të dashurën e tij prej shumë kohësh, Rute Cardoso, në Porto.


