Lufta Lapaj-Shabani, Kleana Xhuveli merr mandatin e ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ për Tiranën

Date:

Share post:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar sot, 23 korrik, tabelën përmbledhëse të rezultateve për qarkun e Tiranës, duke zyrtarizuar ndarjen përfundimtare të mandateve për Kuvendin e Shqipërisë.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha se mandati i ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ për Tiranën i kalon Kleana Xhuvelit.

“Në lidhje me çështjen e parë, pra me vendimin për dhënien e mandatit për koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’, po bëj një listim të fakteve, që në gjykimin tim janë ato që përcaktojnë këtë vendimmarrje dhe janë shqyrtuar nga ana ime. Pra me vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, për shqyrtimin e kërkesës së koalicionit, është miratuar regjistrimi i këtij koalicioni.Po ashtu është miratuar edhe lista shumëemërore e kandidatëve të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet. Po ashtu janë dorëzuar në KQZ 12 kërkesa për dorëheqje, të kandidatëve në listën e mbyllur. Ata kanë paraqitur kërkesën për dorëheqje dhe kanë thënë se nuk do merrnin mandatin e deputetit nëse do të rezultonin fitues nga këto zgjedhje.Më pas kandidati Zeqir Kordhoni ka dorëzuar një deklaratë të dytë, që shpreh gatishmërinë për ushtrimin e funksionit të deputetit.

Më pas kandidatja Kleana Xhuveli ka depozituar në KQZ një deklaratë të dytë për revokimin e dorëheqjes së paraqitur.Ka dy momente ligjore që përcaktojnë vendimmarrjen në lidhje me zgjedhjen e kandidatit fitues në këtë çështje.Pretendimi juaj se kandidatët e listës së mbyllur kanë dhënë dorëheqjet dhe KQZ i ka miratuar këto dorëheqje, nuk qëndron.Me miratimin e listave të kandidatëve, sipas afateve dhe procedurave të këtij kodi, ky process konsiderohet i mbyllur dhe në asnjë rrethanë juridike nuk mund të rikonsiderohet.

Përfundimi është se nuk mund të ketë dorëheqje nga kandidimi, pasi listat janë miratuar. Dhe kjo është kështu për çdo lloj shkaku. Kështu që duke qenë se Kleana Xhuveli është renditur para Zeqir Kordhonit në listën e mbyllur të koalicionit, i takon asaj të marrë mandatin e këtij koalicioni.

Përfundimisht shpall kandidat fitues zonjën Kleana Xhuveli”, tha Celibashi. 

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Shqiptarja që u ngjit në majën e sigurisë kibernetike botërore

Në një fushë ku dominon konkurrenca globale dhe ku sfidat shtohen çdo ditë, një profesioniste shqiptare ka arritur...

Gara për Prokuror të Përgjithshëm/ Pesë kandidatë synojnë postin e kreut të akuzës shqiptare. Afati për aplikim deri në mesnatë

Pesë kandidatë, 3 gra dhe dy burra, kanë shprehur interesi për pozicionin e prokurorit të përgjithshëm, për të...

Peshk i ngrirë me kimikate mbi normat e lejuara, AKU: Kthejeni në pikat e shitjes

Një sasi peshku e ngrirë me origjinë nga Turqia, i eksportuar në Shqipëri përmes Greqisë, është identifikuar me...

Cilësia e ujit përkeqësohet në tri lagunat kryesore, Butrinti bie një kategori

Ujërat e Karavastasë, Nartës dhe Butrintit, tri lagunat kryesore të monitoruara gjatë vitit 2025, janë vlerësuar në përfundim...