Vijon zjarri në malin e Dukatit, flakët ‘kërcënojnë’ Parkun e Llogarasë; pritet sërish ndërhyrje nga ajri

Date:

Share post:

Vijon të jetë intensiv zjarri në malin e Dukatit në Vlorë, ndonëse ditën e djeshme ndërhynë nga ajri edhe dy avionë të ardhur nga Greqia për të shuar flakët.

Zjarri i është afruar Parkut Kombëtar të Llogarasë duke e vënë në rrezik, ndrërsa forcat zjarrfikëse janë përqendruar në atë zonë, për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme.

Ndërkohë, edhe ditën e sotme pritet të rinisë ndërhyrja nga ajri me dy avionët e ardhur nga Greqia, të cilët punuan për të shuar flakët edhe dje. Përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, Bashkimi Evropian ka sjellë flotën e saj për të shuar zjarret në vendin tonë.

Tre avionë Canadair janë angazhuar deri më tani në operacion, dy prej të cilëve të ardhur nga Greqia, të angazhuar për të shuar zjarrin në Dukat, ndërsa një tjetër nga Italia në Parkun Kombëtar të Lurës. BE theksoi gjithashtu se është e gatshme të ofrojë më shumë mbështetje nëse do të jetë e nevojshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...