I plagosuri nga shoku i lojës në gjendje të rëndë, policia ngre akuzat ndaj Shtrazës së arrestuar

Date:

Share post:

Ngjarja e rëndë ndodhi dje në lagjen nr. 11 të qytetit të Durrësit, pranë sheshit “Pranvera”, ku një konflikt për motive të dobëta përfundoi me plagosjen e rëndë të një 70-vjeçari.
Sipas policisë, autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje, shtetasi Arben Shtraza, 67 vjeç, banues në të njëjtën lagje, goditi me thikë shtetasin F. T., pas një debati verbal gjatë një loje domino që degjeneroi në përleshje fizike. I dëmtuari ndodhet në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve.
Pas plagosjes, autori u largua nga vendi i ngjarjes, por u kap pas disa minutash ndjekjeje intensive nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës.

Në momentin e ndalimit, 67-vjeçari kishte ende me vete mjetin prerës, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Policia njoftoi se ndërhyrja e saj e menjëhershme parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës dhe kapjen në kohë reale të autorit.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Policia vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Emërohet administratori i ri i Ujësjellës Kanalizime në Durrës

Migen Duka nga Elbasani është emëruar administratori i ri i Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD), duke zëvendësuar...

Aksident me vdekje në Durrës

Rreth orës 21:45, në lagjen nr. 15 të Durrësit, automjeti me drejtues shtetasin D. N. ka aksidentuar këmbësorin...

E vetmja e llojit të saj, pas 83 vitesh gjendet në Detin Jon anija gjermane e Luftës së Dytë Botërore

Tetëdhjetë e tre vjet pas fundosjes së saj, një nga silurueset më të rralla të marinës gjermane të...

Grabitet me armë argjendaria në Paskuqan, dy autorët largohen me motor

Një argjendari në zonën e Paskuqanit është grabitur pasditen e sotme, ku dy persona të paidentifikuar kanë marrë...